Kryeministri Rama pas mbledhjes me shtabin elektoral nuk preferoi që të zbulojë emrat për kryesinë e re të PS-së duke thënë se ka kohë deri të premten në mbledhjen e asamblesë. Gjithashtu ai foli dhe për procesin e vlerësimit të kandidatëve për deputetë përmes platformës së re. Ai tha se në ditët në vijim do të fillojë dhe vlerësimin e ministrave.
"I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë lajme të vjetra. Ne vazhdojmë punën dhe diskutojmë për gjendjen në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pasi disa ditësh do dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat dhe përtej anëtarësisë. Çdokush të jetë i interesuar mund të hyjë të bëjë një vlerësim. Përgatisim dhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament. Nuk flas sot për atë që do ndodhë të premten. Ka shumë kohë deri atëherë" - tha Rama.
Ndërkohë për raportin e KE-së Rama tha se nuk e kishte lexuar por e cilësoi atë si një pasqyrë ndryshe nga ajo që pretendon opozita për procesin e integrimit në BE.
"Nuk e kam lexuar ende progres raportin sepse kam qenë i angazhuar me gjëra të tjera dhe nesër pres komisionerin dhe do diskutoj më gjatë. Përveç raportit, është një pasqyrë e ndryshme nga ato që paraqesin të tjerët që flasin në emër të Europës. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte e kundërta nga ajo që tha opozita. Pas atyre që duan të çojnë njerëzit në rrugët e tyre qorre në luftën për pushtet" - tha Rama.
Në fund të komunikatës me mediat i pyetur për ligjin antishpifje Rama tha se ajo do të kalojë në Kuvend sapo të jetë reflektuar opinioni i Komisionit të Venecias.
"Nuk kam lexuar progres raportin. Ai ligj do të kalojë në Kuvend sapo të jetë reflektuar opinioni i Komisionit të Venecias" tha Rama.
Lajmi kryesor: