Mbledhja e Ramës me grupin parlamentar të PS dhe kritikat e forta ndaj drejtësisë, sipas Spartak Ngjelës, tregojnë që kryeministri është në një test mes forcës së votës dhe forcës së ligjit.
I ftuar në “Studio Live” në Report TV, avokati u ndal te çështja e Belinda Ballukut dhe reagimi i Ramës
“I kanë marrë zëvendëskryeministren. Balluku nuk është njeri i thjeshtë. E kanë marrë me proces penal dhe e kanë arrestuar. Kemi qëndrimin politik të Ramës, por pyetja është: a do ta kalojë në qëndrim juridik ligjor? Forca e tij a e kalon forcën e ligjit apo është brenda politikës? Problemi qëndron që ai ka mazhorancën dhe në funksion të saj, me numrat që ka mund të ndërrojë edhe Kushtetutën. Forcën ia ka dhënë populli. A po shkel Rama mbi të drejtën që i ka dhënë populli apo është brenda ligjit? Politika ka një rregull strikt: duhet të kesh forcë në parlament" tha Ngjela
Sipas Ngjelës, pika e dobët mbeten organet e drejtësisë.
“Thembra e Akilit qëndron tek organet e drejtësisë. Organet e drejtësisë, SPAK që ka nisur luftën kundër qeverisë me zv/kryeministren si ndihet? Deri tani nuk kemi parë kontradiksion por nuk ka qartësi në atë që thotë dhe është e shqetësuar”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se 'përplasja' e vërtetë sapo ka nisur.
Komente








