30 qershori/ Rama nga Salzburgu: Në Shqipëri kemi një jetë të vështirë politike, s'biem dakord as për kohën (VIDEO)

AUSTRI-  Situata politike, rrugëtimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe arti kanë qenë pikat kyçe të intervistës së Kryeministrit Edi Rama në Forumin "Convoco", në Salzburg. I pyetur për 30 qershorin, në përgjigjen e tij, shefi i qeverisë ka mbajtur premtimin që ka dhënë më herët, "se nuk do ta shajë kurrë shqiptarët në gjuhë të huaj", për këtë arsye ai nuk bëri akuza për asnjë palë politike, por theksoi se politika në Shqipëri ka nevojë të piqet. Për të komentuar situatën politike ku ndodhet vendi, me një palë zgjedhje që nuk njihen nga opozita apo në një kohë kur presidenti ka nxjerrë 3 dekrete, Rama e përkufizoi me një fjali duke thënë se "në Sqipëri kemi një jetë shumë të vështirë politike, ne nuk biem dot dakort as për kohën". Në një pikë ka rënë dakord me presidentin Ilir Meta, se politika duhet të piqet e maturohet.

‘Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracisë, e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakort, por nga mënyra sesi nuk biem dakort. Ne nuk biem dot dakort as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicioni të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishme dhe integrimi europian është unik sepse na jep mjetet për tu modernizuar, na jep mënyrat dhe njohuritë për të ndërtuar institucione, për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm, e duke bashkuar njohuritë e Europës me fuqinë shumë tërheqëse që ka Europa mbi shqiptarët mund të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por që kanë mbështetje të madhe, sepse njerëzit thonë, po, nuk është e këndshme por duhet ta bëjmë sepse jemi europianë dhe duam t’i përkasim Europës", tha Rama. 

Duke u ndalur tek protesta e opozitës dhe së fundi dhe te ajo e Teatrit, Rama u shpreh i gatshëm që të diskutojë me to për çdo çështje, për të zhvilluar një bashkëbisedim jo debat me ngjyrime politike.

"Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë ta përdorin atë pjesë falas (COD) , për të shtruar çështjen e tyre, e nëse duan, unë mund të shkoj, apo ministrat, për të folur me ta. Por protestuesit kanë një problem me diskutimin, sepse nëse debatojnë, nuk janë më protestues", u shpreh ai.  Rama është ndalur të flasë edhe për gardhin e hequr nga godina e Kryeministrisë, një ndër punët e tij të para që kur u zgjodh në krye të qeverisë, si dhe këpudhën e vendosur në oborrin e saj, kur dhe e ka përdorur si simbolikë për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.

 ‘Para se të bëhesha kryeministër, gjithmonë thoja, nëse bëhem ndonjëherë kryeministër, kjo ndërtesa nuk do ketë gardhe, sepse ishte e rrethuar, dukej si burg, me gardh me ushtarë. Gjithmonë kam besuar se ndërtesat mbrohen me anë të bukurisë, jo gardheve. Hoqa gardhin dhe e hapa tërë katin e parë për popullin, e u bë ajo që sot është COD-i, kemi ekspozita, biblotekë publike, një sallë të vogël kinemaje ku fëmijët mund të vijnë, të shohin filmat e tyre, të diskutojnë, zhvillojmë edhe diskutime aty. Por kërpudha e … që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje … që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur … më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ‘kam një ide fantastike’. Sepse i thashë ‘duhet ta bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon’, përfundoi Rama. 

Intervista e plotë
Rama si kryebashkiak
‘Mund të them se ndodhi pasi ndryshimi i regjimit filloi në Akademinë e Arteve. U desh vetëm një vit, nga ’89 në ’90 e në atë vit, në Akademinë e Arteve, gjërat lëvizën dhe krijuan mjedisin nga ku nisi shpërthimi. Ditën kur ndodhi shpërthimi ishte përvjetori i 10-të i vdekjes së Xhon Lenonit, që ishte arsyeja për mbrëmjen e parë muzikore, në një hapësirë publike, ku njerëzit shijonin muzikë të ndaluar së bashku. Pas kësaj, vazhdova të jetoja midis artit dhe politikës, jo si politikan, por si qytetar që donte të ngrinte zërin, në ’98 mu dha puna e ministrit të kulturës. S’kisha menduar kurrë të bëhesha ministër dhe ministria e kulturës ishte ndërtesa e parë qeveritare ku kam hyrë, si ministër. S’kisha hyrë më parë në asnjë ndërtesë qeveritare. Kur u bëra Kryetar Bashkie gjeta një qytet pa hapësirë publike, cdo gjë ishte e zënë, njerëzit nëpër apartamente mundoheshin të krijonin më shumë hapësirë, duke shndërruar ballkonet në anekse kuzhine, katet e para i kthenin dritaret në dyer dhe dhomat e gjumit ktheheshin në dyqane. Njerëzit në atë kohë jetonim në hapësira shumë të vogla. E në vend që të ngrinte shtëpi sociale, regjimi ndërtoi 600 000 bunkere për të mbrojtur Shqipërinë nga sulmi hipotetik nga imperialistët amerikanë. Imagjinoni c’do të kishte ndodhur po të kishin ndërtuar shtëpi në vend të bunkereve. Kjo ishte gjendja kur unë u bëra kryetar bashkie. Askush nuk donte t’ia dinte për pamjen e jashtme të ndërtesës. Cfarë të bënim me një buxhet që s’ishte pothuajse fare. E nisëm me lyerjen e ndërtesave, filloi nga nevoja. Shpesh është përshkruar si operacion estetik, por ishte një operacion politik me ngjyra, kishte njëkohësisht edhe një minoritet të zhurmshëm që e kundërshtonte. Mendova se po bëja gabim, se duhet të ndaloja. Bëra një anketë, që mbetet anketa ime e preferuar në 20 vjet në politikë “A të pëlqen ajo që po ndodh në qytet me ngjyrat dhe do të doje të ndalonte apo të vazhdonte?” Ata që e pëlqenin ishin 67% dhe ata që donin të vazhdonte ishin 85%. Pra gjysma e atyre që nuk u pëlqente, nuk donin që të ndalonte,’ tha Rama.

Integrimi i vendit në BE
 ‘Për ne në rajon, Europa është së pari dhe më e rëndësishmja ajo që u nis si projekt paqeje dhe bashkëpunimi për të mirën e gjeneratave të reja. Prandaj s’mund të heqim dorë nga ajo. Megjithëse Europa nuk po shkon mirë, ne përsëri e duam. Nuk është se duam të bashkohemi me Europën e t’i shtojmë kokëcarje drejtuesve të saj që mesa duket janë lodhur me disa vende që kanë ardhur së fundmi, por duam të ndërtojmë një vend Europian dhe një rajon Europian me institucione dhe shtet të së drejtës dhe me demokraci funksionale, e ka vetëm një mënyrë për ta arritur këtë, me Europën. Më lejoni të them një gjë, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara luftës. I vetmi vend në Europë ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Ajo që i cudit nazistët është që familje myslimane mbrojtën herbrenjtë dhe Kardinali Katolik shqiptar realizoi shumë kungime falco për t’i dhënë hebrenjve një identitet katolik. Kur nazistët u bënë thirrje drejtuesve fetarë, që ishin të vetmet figura udhëheqëse pas pushtimit, dhe ata kërkuan të nënshkruanin një marrëveshje, ku të pranonim që ari që u dërgua në Romë të merrej nga nazistët dhe të dorëzonim listen e herbrenjeve. Ata nënshkruan për arin, por jo për hebrenjtë. Merrni arin, harrojini hebrenjtë. A është vlerë? Mendoj se është vlerë e madhe. Mendoj se fakti që në vendin tone të vogël e të varfër, të hapësh dyert e të strehosh njerëz nuk është dicka që e vë në dyshim, thjesht e bën. Mendoj se është vlerë Europiane, apo jo? Ç’kuptim ka të lësh jashtë këtë hapësirë brenda, këtë zone ku njerëzit ende besojnë shumë tek ideja e bashkimit në një familje të madhe, por nëse kjo ide shuhet… C’ndryshim ka nga një i ri mysliman në rajonin tone dhe një i ri mysliman në Irak? Ndryshimi është se myslimani ynë ka Europën, ëndrrën, prespektivën, një mënyrë për të jetuar e kontribuar në botë që shtrihet mbi vlera e tradita. Një mysliman i ri në Irak nuk ka prespektivë. Pra është me rëndësi të kuptohet se ne jemi Europianë, por të qënit pjesë e Bashkimit për ne është cështje përkatësie tani e përgjithmonë te një hapësirë vlerash e njerëzish që është më i miri në botë,’ nënvizoi Kryeministri.

Aktualiteti politik dhe 30 qershori
"Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracisë, e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakort, por nga mënyra sesi nuk biem dakort. Ne nuk biem dot dakort as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicioni të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishme dhe integrimi europian është unik sepse na jep mjetet për tu modernizuar, na jep mënyrat dhe njohuritë për të ndërtuar institucione, për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm, e duke bashkuar njohuritë e Europës me fuqinë shumë tërheqëse që ka Europa mbi shqiptarët mund të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por që kanë mbështetje të madhe, sepse njerëzit thonë, po, nuk është e këndshme por duhet ta bëjmë sepse jemi europianë dhe duam t’i përkasim Europës. Në të njëjtën kohë, s’e kuptoj kur njerëzit në Europë, shtete apo udhëheqës nuk e kuptojnë që për ne, procesi, rrugëtimi ka shumë më shumë rëndësi se mbërritja, sepse përmes procesit ne mund të zhvillohemi. Mund të ndërtojmë shtetet që nuk i kemi pasur kurrë. Mund të fitojmë aftësitë që ka Europa’, tha Rama.

Arti, letërisa dhe kultura në vend
‘Para se të bëhesha kryeministër, gjithmonë thoja, nëse bëhem ndonjëherë kryeministër, kjo ndërtesa nuk do ketë gardhe, sepse ishte e rrethuar, dukej si burg, me gardh me ushtarë. Gjithmonë kam besuar se ndërtesat mbrohen me anë të bukurisë, jo gardheve. Hoqa gardhin dhe e hapa tërë katin e parë për popullin, e u bë ajo që sot është COD-i, kemi ekspozita, biblotekë publike, një sallë të vogël kinemaje ku fëmijët mund të vijnë, të shohin filmat e tyre, të diskutojnë, zhvillojmë edhe diskutime aty. Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë ta përdorin atë pjesë falas, për të shtruar cështjen e tyre, e nëse duan, unë mund të shkoj, apo ministrat, për të folur me ta. Por protestuesit kanë një problem me diskutimin, sepse nëse debatojnë, nuk janë më protestues. Nuk është e thjeshtë, por është aty edhe për këtë qëllim. Kemi pasur edhe kontribute shumë bujare nga Thomas Demand, që ishte artisti që e hapi qendrën. Kemi një shfaqje shumë të bukur të punëve të tij, kishim një dhuratë nga Philippe Parreno në hyrje të Kryeministrisë, që ngjalli shumë diskutim. Ende. Miqtë e mi në opozitë duan ta thyejnë, por deri tani ka mbijetuar. Por kërpudha e … që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje … që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur … më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ‘kam një ide fantastike’. Sepse i thashë ‘duhet ta bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon’, përfundoi Rama.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim