Rama:Falje deti Greqisë? Marrëzi
Lepuri fle te frika e Vettingut
“Çështjen çame e hapëm ne, helenët i druhet pretendimeve territoriale”

Rama:Falje deti Greqisë? Marrëzi<br />Lepuri fle te frika e Vettingut<br />“Çështjen çame e hapëm ne, helenët i druhet pretendimeve territoriale”<br /><br>
I ftuar në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla në Vizion Plus, kryeministri Edi Rama foli sot për bisedimet zyrtare mes Greqisë dhe Shqipërisë, për çështjet e mbartura të 70 viteve të fundit.

Lidhur me deklaratat e Nikos Kotzias, të cilat janë përcjellë në Tiranë nga media dhe politikanë të ndryshëm se Shqipëria ka pranuar që Greqia ta zgjerojë me 12 milje detin e saj territorial përballë Shqipërisë, kryeministri u shpreh:

“Mund t’i siguroj të gjithë, se ajo që po ndodh është hymni më solemn i marrëzisë pseudo patriotike. Është një marrëzi e bazuar te fakti që jo vetëm ka injorancë të madhe, por ka edhe një nevojë të madhe për t’u kapur pas një fjale, e cila është korrekte, ajo e ministrit të jashtëm grek, për të ngituur një furtunë, në kushtet kur lepuri i frikës fle gjetkë, te reforma në drejtësi, të Vettingu, te e nesërmja e atyre që e frymëzojnë këngën e kësaj marrëzie. Ministri i jahstëm grek, ka konfirmuar vetëm çka është e shkruar në nenin 3 të konventës ndërkombëtare të Detit. Nuk tha jemi zgjeruar me 12 milje, por kemi rënë dakord për të zbatuar parimin e 12 miljeve. 12 miljet ne i kemi shpallur në OKB më 1990. Kush e hapi marrëveshjen, ne apo Greqia? Greqia ishte e kënaqur me marrëveshjne e vjetër. Marrëveshja e vjetër ishte një tradhti. E hapëm ne. Greqia për tre vite me radhë i iku kërkersës për t’u ulur në tryezë, jo për të korrigjuar marrëveshjn e 2009-s por për një marrëveshje të re” – tha Rama.

Kryeministri vijoi duke folur për çështjen çame dhe për kerëkesat që i janë shtruar në tryezë Greqisë nga pala shqiptare.

“Kush e hapi çështjen çame, e hapi Greqia apo e hapëm ne? Greqia thotë nuk njoh çështjen çame, dhe ka arsye, sepse për Greqinë çështje çame do të thotë pretendim territorial, në tokën e Republiëks së Greqisë. Në asnjë mënyyrë ne nuk kemi pretendime territoriale. Për ne çështja çame e ka një emër të tillë, por përfaqëson problemet e një komuniteti shqiptarësh, të quajtur komuniteti çam, që lidhen me të drejtën përkujtimore, pronën dhe të drejtën e lëvizjes. Ne nuk na intereson nëse Greqia thotë nuk njoh çështje çame. Ne duam një marrëveshje të të drejtave të njeriut, që lidhet me çamët. Është i saktë ministri kur thotë nuk njohim një çështje çame. Së treti, ligjin e luftës, kush e vuri në tryezë? E Vunë grekët? Për tre vite me ardhë grekët thoshin që nuk ka ligj lufte. Berisha, nënshkruesi famëkeq i një marrëveshjeje që është njollë, që nuk e shlyen dot me deklaratat tërësisht delirante, në fjalimin e mbajtur ka thënë: ‘Me mikun tim kryeministrin Karmanlis, jemi në një mendje që mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura’. Ne e hapëm çështjen për të rrëzuar një veprim anti-kushtetues, që u rrëzua 9-0 nga Gjykata Kushtetuese, ku e kishim çuar ne. 12 miljet janë parim ndërkombëtar, janë edhe në marrëveshjen aktuale, kanë qenë edhe më parë të regjistruara nga Shqipëria në OKB në vitin 1990” – theksoi kreu i qeverisë.

Rama garantoi se “Marrëveshja e re do të jetë shumë më e mirë se marrëveshja anti-kushtetuese e 2009-s dhe do të jetë brenda kornizës së vendosur të Gjykatës Kushtetuese. Marrëdhëniet me Greqinë u acaruan, sepse ne ngritëm tre çështje, të cilat për të tjerat përpara nuk ekzistonin. Qëllimi jonë është në fund të marrim një marrëveshje historike. Jemi në diskutime dhe kemi një vijë të kuqe të vendosur qysh në fillim dhe marrëveshja do të jetë një marrëveshje më e mirë, e bazuar në parimin e barazlargësisë, që garantohet nga Konventa, por e axhustuar. Tradhtinë ta mbajnë ata që e bënë në histori, nuk lahet ajo. Në vitin 2009, qeveria shqiptare fali territor, për të marrë mbështetje politike. Ne e vumë në rrezik mbështetjen e Greqisë për çeljen e negociatave, sepse problemet i hapëm ne”, - tha ai.

 

Greqia nuk ka ratifikuar protokollin e Firences, për delimitimin e territoreve. Edhe protokollin e Firences qeveria greke do ta ratifikojë. Është një marrëveshje historike.

Duke folur për problemet në Kosovë, rama i bëri thirrje qeverisë së Ramush haradinajt që të zhbllokojë krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë dhe të miratojë demarkacionin me Malin e Zi.

“Jam shumë i shqetësuar për Kosovën, jo për atë që thotë Spanja, që është në një vorbull me separatistët në Katalonja. Ka arritur me një shpejtësi marramendëse të vërë në pikëpyetje marrëdhëniet me të gjirthë ata që e lindën shtetin demokratik të Kosovës. Kosova është nëna e atyre që lindën dhe jetojnë aty, por është fëmija e atyre që bombarduan Beogradin. Duke vepruar kështu në Kosovë, u tregojnë partnerëve që ne problemin e madh jo vetëm që s’jemi të aftë ta zgjidhim, por krijojmë edhe një të ri. Kaloni demarkacionin një orë e më parë. Mos e bëni Ksoovën fëmijën e mohuar të atyre që e lindën si shtet dhe nga ana tjetër, nga moment i krijimit të bllokut të famshëm, që ishte një ndërhyrje destruktive në procesin demokratik, kur disa parti e rrethuan Hashim Thaçin si fitues i zgjedhjeve dhe kapaciteti i Kosovës për të shkuar në drejtimin e duhur ka rënë. Në Kosovë jemi në një fazë shumë të rrezikshme. Kosova duhet të përqëndrohet me të gjitha forcat te dialogu me Serbinë. Krijimi i problemeve të tjera, që sjell një qeveri që nuk qeveris, me kaos politik brenda, është fatal. Kjo është ta bësh si lopa, ta mbushesh kovën me qumësht dhe t’i biesh me shkelm” – tha Rama. 

s.k/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike