Kryeministri Edi Rama takon Princin e Maltës Fra' Matthew Festing
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Princin e Maltës Fra' Matthew Festing
TIRANË, 19 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Princin e Maltës Fra' Matthew Festing, i cili ndodhet në vendin tonë me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maltës.
Kryeministri Rama dhe Princi i Maltës shprehën vullnetin e përbashkët për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, si në nivelin politik ashtu edhe në fusha të tjera, si shëndetësia apo shërbimet sociale ku bashkëpunimi është konkretizuar tashmë nëpërmjet një sërë projekteve të rëndësishme.
Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë, Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Maltës, Fra' Matthew Festing dhe delegacioni që shoqëron i përbërë nga përfaqësuesit më të lartë të Urdhrit të Maltës, do të marrin pjesë në përurimin e selisë së re të Ambasadës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri./m.m/