Kryeministri Rama hapur konkursin “Edhe unë kam një ëndërr”, për të cilin ka premtuar se do t’i financojë, ashtu siç bëri edhe në projektin e parë “Ëndrra ime”.

“Janë 128 projekte të ardhura deri më sot në aplikacionin “Edhe unë kam një ëndërr, – shkruan ai në FB, 14 ditë pas mbylljes së konkursit të parë. – Deri me 31 prill, ju mund të vazhdoni të sillni idetë tuaja origjinale që sjellin shembuj të rinj të krijimit të vendit të punës për vete e për të tjerët përmes sipërmarrjes së lirë. Besoni se “mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tuaj, është ta krijoni vetë atë”. Kurajo,” –shkuan kryeministr Rama në rrjetin social “Facebook”.

Më 15 mars 2015, Qeveria vendosi të financojë projektet e 30 të rinjve, ndër 734 të tillë që paraqitën idetë e tyre në konkursin “Ëndrra ime”.


Edhe unë kam një ëndërr

Rama fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)