Berisha shfrenon fantazinë: FBI e ka marrë peng Ramën në një ishull prej tri ditësh! Guvernatorja Kim ka urdhëruar atë dhe Bashën me ‘kodin e heshtjes’! SHBA ta hetojë

Kur vjen puna tek akuzat për Edi Ramën, Sali Berisha shfrenon fantazinë duke thënë se FBI e ka marrë peng në një ishull prej 3 ditësh që të dëshmojë rreth çështjes McGonigal. Me daljen e Edi Ramës duke pirë kafe në zyrën e tij teksa thoshte se ka qenë i sëmurë me grip, Berisha nuk 'u dorëzua'.

Ish kryeministri planifikoi dalje për mediat për të thënë që ambasadorja Yuri Kim është e përfshirë në këtë çështje dhe i ka dhënë udhëzime Edi Ramës se si të heshtë rreth kësaj që e quan 'mega skandal'. Sipas Berishës, ambasadorja amerikane, të cilës i referohet si guvernatore, urdhëroi Edi Ramën të mohonte miqësinë me ish zyrtarin e FBI dhe detyroi Lulzim Bashën të respektonte kodin e heshtjes.

Berisha kërkon që FBI të nisë hetimet për miqësinë e Ramës me McGonigal dhe për sjelljen e Yuri Kim. Sipas tij, duhet të hetohen vizitat e ish zyrtarit të FBI në Shqipëri dhe nëse ambasadorja ka informuar për takimet me Charles McGonigal dhe Oleg Deripaskën. Teksa ngre pikëpyetjen nëse Kim ka konsumuar dreka e darka me ekipin Rama-McGonigal, Berisha harron që në vitet 2017-2018 ishte ambasador Donald Lu. Ish kryeministri nuk lë jashtë çështjes Lulzim Bashës, për të cilin thotë se ka marrë urdhër nga Yuri Kim që të 'kycë gojën' në një kohë që opozita e ka kthyer dosjen amerikane të McGonigal në kauzë për të sfumuar skandalin e lobimit rus në PD, në 2017-ën.

"Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij si nuk gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme?" - tha Berisha.

Më parë, ish kryeministri publikoi mesazhin e ‘qytetarit dixhital’ në të cilin thuhet se Ramën është takuar me zyrtartë të lartë të FBI-së në një ishull dhe i kanë kërkuar që të rrëfejë lidhjet me McGonigal. Por në një video ku tregonte se ka qenë me grip, kreu i qeverisë tregoi se ka vijuar punën dhe ka diskutuar për të sjellë politika të reja mbështetëse për grupet në nevojë duke nxjerrë 'blof' kështu Berishën.

“Përshëndetje Doktor, sëmundja e Ramës është diplomatike. Njoftimi i Dukës është i pavërtetë. Rama ka qene prej tre ditësh në një ishull në takim me hetues të FBI por edhe zyrtar të lartë. Atij i është kërkuar: 1-të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me Mc Gonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit Agron Neza dhe superkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka. Ramës i është kërkuar të dëshmojë për lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me Lou Bladel paraardhësi i McGonigal ne FBI. Ndërkohë Erion Velia është nisur me urgjencë për Neë York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për te shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shume here ne pjesën e dosjes që nuk është publikuar", thuhet në postimin e publikuar nga Berisha. 

Përkundër akuzave që opozita shqiptare ka bërë sa i takon korruptimit të McGonigal nga Agron Neza biznesmen shqiptaro-amerikan (ish punonjës i inteligjencës shqiptare në kohën e komunizmit) për llogari të kryeministrit Rama, New York Times shkruan se në aktakuzën e autoriteteve amerikane nuk flitet fare për korrupsion por për mosdeklarim të të ardhurave nga ish zyrtari i FBI-së.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Postimi i Sali Berishës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
'Lufta' e PD zhvendoset në KQZ, Berisha: S'mund të njohin vendim tjetër veçse atë të 25 marsit

 

Sali Berisha insiston se do të ketë ai vulën e PD për zgjedhjet e 14 majit. Ndonëse 'lufta' është zhvendosur në KQZ, Berisha thotë se vendimi i 25 marsit që njeh PD e Rithemelimit është i plotë.

"KQZ mund të njohë vendim tjetër vecse atë të gjykatës më 25 mars. Është vendim i plotë dhe nëse zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, për dëmin shkatërrimtar që i bëri Shqipërisë me SHBA dhe u garantoj që të paktën për 2 ose më shumë dekada nuk riparohet. SHBA mund ta kenë pritur një akt të tillë dhe mund të kenë qenë të kujdesshëm ndaj Koresë së Veriut, Putinit por kurrë ndaj një vendi anëtar të NATO-s. PD do marrë pjesë në zgjedje, do fitojë e do i japë vendin e merituar Edi Ramës", tha Berisha.

Ora 12:36
Berisha: Ka ministra që kanë dhënë dorëheqjen se kanë takuar McGonigal! Veliaj bëri udhëtim të fshehtë, nuk e di nëse dëshmoi (Asnjë emër apo fakt)

Ish-Kryeministri Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe serish pa dhënë asnjë emër apo fakt ka bërë deklarata të forta dhe akuza të forta. Ai ka thënë se ministra kanë paraqitur dorëheqjen. Ndërsa për kryebahskiakun Veliaj tha se ai ka bërë një udhëtim të fshehtë jashtë vendit.

“Jam edhe  një herë këtu për t’i thënë Edi Ramës largohu, bashkë me kapitenin tuaj të kalbur.  Di që ka ministra që kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me Charles McGonigal por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të interesave ruse në vend ai është Damian Gjiknuri.

Jemi vetëm në fillimin e një tërmeti. Unë do t’i them Edi Ramës që ky do të jetë një cunam popullor. Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë. Shkoi për të dëshmuar apo për ndonjë arsye tjetër le ta sqarojë hetimi por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një herë e mirë”, tha Berisha i cili i pyetur për emrat e ministrave të dorëhequr tha se ‘Do t’i bëj publike ne një moment tjetër”.

Ora 12:33
Berisha: I bëj thirrje FBI-së që të hetojë edhe guvernatoren Kim dhe lidhjet e saj me McGonigal! Kanë qenë në dreka e darka bashkë?

Sali Berisha është gati që Yuri Kim ta akuzojë për cdo cështje. Teksa fokusin e ka te dosja McGonigal dhe takimet e tij me Ramën ngre pikëpyetje nëse kanë ngrënë dreka e darka bashkë, por aso kohe Yuri Kim nuk ishte ambasadore e SHBA.

Në aktakuzë thuhet se ka zhvilluar takimet me Ramën në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, kohë kur ambasador i SHBA në Shqipëri ishte Donald Lu. Yuri Kim erdhi si ambasadore në vendin tonë në vitin 2020.

"Kodi i heshtjes po zbatohet edhe nga guvernatorja, e cila nuk ka lënë gjë pa komentuar. Tani për një ngjarje që ka tronditur thellë botën, nuk shqipëron një fjalë të vetme. Si është e mundur kjo? Çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj për këtë ngjarje?

Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal, ndaj të cilës janë shumë akuza për të gjitha format e korrupsionit.

Nëse McGonigal nisi me manipulimet me dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi veprën e saj me shpifje, me sulme, duke dëshmuar se nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë. Duke rendur nga studio në studio, nga zyra në zyrë, me qëllimin e vetëm të shkatërronte opozitën.

Nuk është kjo që e bën të aplikojë kodin e heshtjes. Ndaj u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri?

Ka informuar ajo për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA? Ka pasur ajo dreka e darka me ekipin Rama-McGonigal. Këto dhe gjëra të tjera janë të rëndësishme për autoritetet e vendit mik për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje", tha Berisha.

Ora 12:22
Berisha: Guvernatorja fshihet edhe pas heshtjes së Bashës, nuk gjen forcë të thojë një fjalë të vetme! Të tregojë kush i bën presion

Sali Berisha nuk ka kursyer Lulzim Bashën teksa akuzonte se ka bashkëpunuar me Edi Ramën dhe Yuri Kim për të respektuar Kodin e Heshtjes rreth dosjes amerikane të McGonigal.

"Krimineli që e vrau atë, përdori një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë sikur nuk ekziston. Ftoj shqiptarët të pyesin si ka mundësi që ky njeri tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij nuk thotë një fjalë të vetme. Gjithçka flet se përsëri guvernatorja qëndron prapa heshtjes së turpshme.

Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij si nuk gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme. I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, çfarë ndodh, si ka mundësi, a ka një detyrim minimal ky njeri, qoftë dhe ndaj atyre njerëzve që e kanë mbështetur deri në fund të bëjë transparencë dhe kush i bën presion për të mbyllur gojë. Unë nuk jam i habitur. E kam thirrur peng atë, por në situatën e re të krijuar e ka një detyrim. Ky është Kodi i Heshtjes që respektohet me fanatizëm nga krimineli dhe viktima por të jem i sinqertë, kodi i heshtjes po zbatohet nga guvernatorja që nuk ka lënë gjë pa komentuar.

Për një thikë pas shpine që njerëzit e saj të preferuar i përkëdhelte e bënte ctë donte me ta, nuk ka një fjalë të vetme. si është e mundur kjo? çfarë interesash përfaqëson guvernatorja. A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret reagim për këtë ngjarje? Sërish ju them unë, komentet për këtë ngjarje janë përvëluese për ata që janë të implikuar në të. Në llojin e saj, guvernatorja është e implikuar në McGonigal", tha Berisha.

Ora 12:17
Dosja ‘McGonigal’, Berisha: Burime më thonë se Guvernatorja Kim i tha Ramës që të të heshte dhe të mohonte miqësinë me ish agjentin e FBI

Në një deklaratë nga Selia e PD, ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot për të akuzuar ambasadoren Yuri Kim se ajo i ka thënë Ramës që të heshtë dhe të mohojë miqësinë me Charles McGonigal.

“Afera Rama-McGonigal është një prej aferave më të shëmtuara. Një akt që mund ta ndërmirrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Yong Un dhe vetëm ata. Një kryeministër i një vendi partner nuk mund t’ia lejonte vetes këtë akt ndaj SHBA-ve, vendit më parësor në sigurinë e paqes në hapësirën euroatlantike kudo në botë. Ndaj kësaj ngjarjeje tronditëse Edi Rama u zhduk 3 ditë me Kodin absolut të heshtjes, nuk foli një fjalë. U sëmur nga gripi ‘diplomatik’. Burime të tjera thonë se ‘fluturoi’ jashtë vendit.

Kur të gjitha mendiat më serioze të botës lakonin për keq emrin e tij, që kishte përdorur një ish oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar shefin e Kundërinteligjencës së FBI, Charles McGonigal. Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se nës heshtjen e Edi Ramës një rol të veçantë ka Gurvernatorja Yuri Kim, e cila i ka kërkuar atij që të mos bëjë asnjë deklaratë.

Këto burime informojnë se deklarata qesharake e Edi Ramës, për të përgënjeshtruar në njëfarë mënyrë miqësinë me McGonigal, ka qenë një këshillë e Guvernatores. Këto janë çështje të hetimit, uroj që Qeveria e SHBA-ve t’i hetojë thellësisht këto marrëdhënie”, tha Berisha.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/01/2023 01:03

    Ky nuk eshte ne rregull nga trute! Dhe Enveri kur shpikte armiq e komplote ishte me i besueshem se ky.

    Përgjigju
  • alfons1: 30/01/2023 19:15

    ka shku ne ishull ka shku ne hene ore sa e lehte eshte te tallesh me kete mo....?!

    Përgjigju
  • Alb: 30/01/2023 15:34

    Gjith kohen e ka shfrenu fantazin ky si athere me avionet per mushkonja ose laboratori miellit xibrak.

    Përgjigju
  • Fadili: 30/01/2023 14:11

    Gjithe jeten i mbajti shqipetaret me “na ishte seç na ishte”!! Kur do zgjohen ata njerez!?

    Përgjigju
  • Ledi: 30/01/2023 13:33

    Kur lufta politike pa sens behet nga personi non Grata i USA ,cfar pergjigje ti japin Kim,Rama dhe Basha.Ne rastin konkret heshtja eshte pergjigja me e mire per nje politikan qe rren nga mengjesi ne darke prej 31 vitesh

    Përgjigju
  • Ademi: 30/01/2023 13:31

    Saliu ka filluar e pi hashash prandaj enderron dhe fantazon,,me vjen keq qe ka ende njerez qe e besojne kete monster pa dyshim jane ata qe saliu i ka bere pasanik duke vjedhur shtetin e vrare njerez...

    Përgjigju
  • shkelzeen: 30/01/2023 13:06

    Nuk quhet kodi i heshtjes por koni i heshtjes.Por perrallat dhe demagogjia e salitu bessohet vetem nga 5% e shqiptarev. 95% e do salen te vuaj denimet per krimet qe ka bere une bashke me ta

    Përgjigju
  • Den: 30/01/2023 12:58

    Dy mundesi ka.E para qe ky bajga ka ikur per lesh dhe duhet te marre mjekim E dyta ,ai i njeh mire shqiptaret dhe sa me shume maskarilleke te nxjerre nga goja aq mei degjueshem dhe me i besushem eshte per auditor qe e degjon me goje hapur dhe per ata qe ja botojne Une besoj kete te dyten,sepse i shkojne mbrapa shume majmuna

    Përgjigju
  • Hama Ti Mua: 30/01/2023 11:00

    O sali Bajga sa fantazi të shfrenuar ke mor maloku hajdut kriminel. Ti ngele tu lef pa pushim ham, ham, ham dhe një tum të madh po han. Ti je njeriu më i uryer i Shqiptarve, kurse Rama është njeriu më i dashur i Shqiptarve. Ti mor sali Bajga je katandis si rugaç rugësh njeri zvaranik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë