Ish-kryeministri Berisha ka publikuar paraditen e sotme një video ku kryeministri Rama merr një gradë nga një patriark fetar. Berisha shprehet se ajo ceremoni ka ndodhur në Athinë dhe se Edi Rama po përpiqet ta fshehë atë, por Drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga ka reaguar duke sqaruar të vërtetën, që nxjerr bllok ish-kryeministrin.
Endri Fuga shkruan se ceremonia që përmend Berisha ”është mbajtur në dhjetor 2015 në Shtetin e Izraelit. Dhe siç e duan doket e mira protokollare, por edhe veçoria e një vendi si Shqipëria që dallohet për bashkëvëllazërinë fetare, delegacioni shqiptar në atë kohë, vizitoi vendet e shenjta në Jeruzalem dhe i bëri respektet krerëve të komuniteteve fetare ku më i moçmi ndër të cilët është ai ortodoks nën udhëheqjen e Patriarkut të Jeruzalemit, Fatlumërisë së Tij, Teofili III”.
Më tej ai sqaron se “Siç ndodh me të gjithë krerët e shteteve apo qeverive në vizitë protokollare në Patriarkatin e Jeruzalemit, Fatlumëria e Tij i akordoi kryeministrit Rama gradën më të lartë të urdhrit patriarkal të varrit të Shenjtë të Jeruzalemit, atë të kordonit të madh”. Fuga shprehet se kjo ceremoni është pasqyruar gjerësisht në media.
Video e postuar në Facebook nga Sali Berisha
Berisha nje qen me morra
PërgjigjuNjeri qe do ngelet ne histori si fytyra,emri me I urryere I te gjitha koheve,per cfifjet,vrasjet,gjokmarrjet,petcarjet deri tek gojecthurja neveritese qe vetem ai di ta beje-qeni I terbuare sali zagatr berisha.
PërgjigjuCthua o loqe , se shef cpo ben dashnori jot rama ?? Thon jemi ne izrael nderkoh jane ne greqi , te shitur plerat