Kryeministri Edi Rama iu ka uruar “Mirëmëngjes” këtë të dielë të gjithë ndjekësve të tij në Facebook. Me anë të një videoje informuese, Rama njofton se të gjithë fermerët që nuk kanë pronësi mbi tokën e tyre, mund të paraqiten pranë njësive bashkiake për të plotësuar falas dosjen. Rama njofton se afati i fundit është 31 dhjetori i këtij viti.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët pa pronësi mbi tokën e tyre bujqësore, që të drejtohen pranë bashkisë apo njësisë së tyre administrative për të perfituar plotësimin falas të dosjes deri më 31 dhjetor, ju uroj një të dielë të bukur!