Partia Demokratike i ka cilësuar si diversion mes koalicionit opozitar për të larguar vëmendjen nga masakra elektorale e bërë më 25 prill, deklaratat e kryeministri Edi Rama se nuk do të bashkëpunojë kurrë me LSI , por shtrin dorën e bashkëpunimi me PD. Për Partinë demokratike Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të votave, ndërsa shton se ajo do të vijojë betejat e saj në të gjitha nivelet për të rikthimin e demokracisë në vend.
"Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi", deklaron partia Demokratike.
Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një takimi me deputetët e PS se me PD do të konsultohet për emrin e ri të Presidentit, pas shkarkim të Ilir Metës dhe se me LSI nuk do të ketë kurrë bashkëpunim. Rama i ka shtrirë disa herë dorën për bashkëpunim PD për të mirën e vendit dhe për të qëndruar larg politikës konfliktuale, por ka mohuar në mënyrë kategorike që kjo gjë të ndodh edhe me LSI. Kujtojmë se PD dhe LSI kanë një koalicion pas zgjedhor të lidhur para zgjedhjeve të 25 prillit, ku janë angazhuar për arritjen e disa objektivave.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.4%
-
Jo
21.4%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ia ktheu Gjykata e Lartë, Apeli vendos më 11 qershor për vulën dhe logon e PD-së
17 Maj, 20:25
-
Duka kundër Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’, koha e pandëshkueshmërisë ka ikur! Mbështes propozimet e Bashës për zgjedhoren
17 Maj, 19:12
-
Azgan Haklaj zbulon 'planin e Berishës': Do rrëzohej Basha, që të vinte Argita në krye të PD! U hartua në 2021-in
17 Maj, 17:56
-
Vijojnë punimet për Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin (VIDEO)
17 Maj, 16:03
-
Kalimi i pronave publike tek privatët/ Basha: Akti i radhës korruptiv! Non-gratat i kanë vënë sytë Insitutit Albanologjik në qendër të Tiranës
17 Maj, 11:42
-
VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët
17 Maj, 11:09
-
Ylli Pata: Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës
16 Maj, 20:26
-
Rezoluta anti-korrupsion, Rama hedh poshtë akuzat nga Mali i Zi: S’është kapje e drejtësisë! Autobusët në Greqi? Kryeministri: Lëndojnë sedrën e shqiptarëve që ishin atje
16 Maj, 15:03
-
Vulin deklaroi se vetëm 'bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe', Rama ironizon: Shikoni fytyrën e tij, nuk ka nevojë për koment
16 Maj, 15:02
-
Rama: Garantoni huatë tona dhe do të na keni tërë jetën! Fjala e plotë e kryeministrit në samitin e Ballkanit Perëndimor- BE në Mal të Zi
16 Maj, 12:54
-
Turi me diasporën, Rithemelimi padi në SPAK për Ramën: 2 mln euro për takimet nga buxheti, detyroi administratën të marrë pjesë
16 Maj, 12:03
-
Turi me diasporën/ Rama njofton shqiptarët e Italisë takimin e radhës në Milano në Pallatin e Sportit, Busto Arsizio
16 Maj, 11:23