Rama gati të nisë podacastin e tij, Klosi në 'Kontrast': Do të jetë pjesë e fushatës, është më pranë komunikimit me qytetarët! Vangjeli: Ka zgjedhur armën e tij më të fortë

Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij, ndërsa sekretari i Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi, e cilëson këtë qasje për të qenë në komunikim me pranë me qytetarët. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Klosi tha se kjo do të jetë edhe në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

‘Kjo është një qasje në përputhje me atë që ndodh në realitetin shqiptar. Nuk duhet të jemi naiv dhe mos të kuptojmë që politika shumë më tepër ndodhe në telefon. Për të komunikuar me qytetarët nuk duhen vetëm metodat klasike. Një komunikim në rrjetet sociale shkon një mijëra miliona shikues në çast. Sa të preson që të dalin gazetat në mëngjes lajmet kanë shkuar. Edhe ajo që në po bëjmë, edhe Aktivist, është platformë e PS-së për të shkuar tek sa më shumë njerëz. Por të jetë të mbesim në mediat tradicionale çaji i Londrës është lajm. Nuk besoj e do të ketë debat me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Por njerëz të thjeshtë njerëz të zakonshëm mund ta bëjnë një debat me Edi Ramën. Për të çuar lajmin Edi Rama ka zgjedhur të jetë më i ri më avangard dhe më modern. Kjo është pjesë e fushatës. Duket sikur është fushatë por kjo është e ardhmja dhe aty do të shkojmë. Kjo linjë e një komunikimi do të jetë momenti i radhës. Sa herë të përmendet dhe ta kritikojnë reklamë i bëjnë.’- u shpreh Klosi.

Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se kreu i qeverisë ka zgjedhur armën e tij më të fortë dhe në këtë mënyrë po sfidon nëpëmjet teknologjisë

‘Edhe në këtë betejë siç janë zgjedhjet 14 maj! Rama zgjedh edhe fushën e ndeshjen dhe armët me të cilët ndeshet. Si gjithmonë zgjedh armën me të fortë. Elokuenca është arma më e fortë e Ramës. Në këtë mënyrë ai sfidon dhe sfidon edhe nëpërmjet teknologjisë. Meqë të gjitha studiot televizive kanë dështuar të kenë një përballje me politikanët. Atje ku kanë dështuar studiot televizive, Rama guxon! Do të jetë i refuzuar nga Meta dhe Berisha. E kanë bërë një parlament dhe nuk është se i ka dalë mbarë doktorit dueli dhe ballafaqimi.’- u shpreh Vangjeli.

‘Flasim’ do të quhet podcasti, ndërsa kreu i qeverisë tha sot se ky podcast do të ketë të ftuar politikanë, por edhe njerëz nga sfera të ndryshme, si arti, media apo kultura.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike