Rama: Gati të takoj Berishën
Në 2013 bëhem kryeministë

Rama: Gati të takoj Berishën <br />Në 2013 bëhem kryeministë
TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama ka dalë në një komunikim me median lidhur me vendimet e kryesisë së PS, paraditen e kësaj të shtune. Ai ka pohuar se në zgjedhjet e 2013, PS e sheh veten fituese.
“PS do të qeverisë Shqipërinë vitin e ardhshëm dhe unë si njeriu që vitin e ardhshëm të kem përgjegjësinë që do qeverisë “, tha kreu i PS.

Ai deklaroi se ka shumë pak gjëra të cilat ndajnë konsensusin me PD për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
“ Shumë pak gjëra e ndajnë opozitën me qevrinë për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë. Kemi mundësi t’i drejtohemi familjes evropiane. Uroj mbështetjen e presidentit të ri konsensual dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë”, tha Rama.
Ai konfirmoi gatishmërinë e opozitës për arritjen e konsensusit.

“Jemi të gatshëm që tani, në cdo orë ditën e natë që para raundit të katërt të dalim para shqiptarëve e tut hemi: U arrit marrëveshja e domosdoshme. Nuk kemi në këtë process asnjë tundim që të ccfokusohemi nga qëllimi I madh që mishëron interesin kombëtar. Nëse do ishim shumica, nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje bashkë me pakicën për këto probleme”, deklaroi kryesocialisti.
PS deklarohet e gatshme për të pritur çdo ftesë për të gjetur zgjidhjen.

Prisni të merrni një ftesë nga kryeminstri Berisha për tu ulur në tavolinë negociatash, do të votojë PS për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare?
Ne jemi pakica, nëse do të ishim shumica nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje këtij problemi. Jemi të gatshëm në çdo moment, mirëpresim çdo ftesë për të gjetur përmes çdo forme komunikimi dhe dialogu zgjidhjen. Është zgjidhja që na intereson nuk kemi asnjë qëlim tjetër. Reforma zgjedhore prioriteti i prioriteteve në renditjen e detyerave të shtëpisë që na ka vënë përpara BE dhe zgjedhjet e ndershme janë guri i fundit i provës për të merituar përqafimin krahë hapur në BE. Reforma duhet bërë sot, një reformë e dakortësuar që vendos në kodin zgjehdor ato garanci të shkruara që i japin mundësi njerëzve të jenë më të lirë e besimplotë tek procesi zgjedhor është nëj garanci më shumë për familjen evropiane, jam i bindur se nëse ne kapërcejmë me sukses këtë test.

Do e votoni një president nëse do të uleni në tavolinë nga radhët që të jetë figurë jo politike, apo propozimi duhet të vijë nga PS. Në raundin e katërt, do jeni të pranishëm nëse do jetë një kandidaturë që do ët vijë nga radhët e mazhorancës?
Nuk kërkojmë eksluzivitet në autorësi të emrit të mundshëm që mund të prodhojë një proces dialoguk, kërkojmë mundësinë për të qenë bashkëautor për presidentin apo presidenten që do të zgjedhim. Një kornizë e qartë brenda së cilës palët operojnë në harmoni me interesin që i ul në tavolinë pa asnjë dyshim e nxjerr emrin e presdenitt. Është çështje e vullnetin poliitk për të vendsour interesin komëbtar që është i përputhur me konkretësinë e çështjes që do të thotë president konsnesual për provë të kaluar me sukses për rrugë të hapur drejt zgjidhejs së tre pikave të tjera për përafaqësim të palëve që duan BE drejt brukselit me kërkesën jepini statusin shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi të njëanshëm.

RAMA MBLEDH KRYESINE
Ora 08.45 -
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur, rreth orës 98.45 kryesinë e PS. Pas dy  orësh takimi, anëtari i kryesisë, Bashkim Fino tha se nuk ka ende një emër konkret, por për këtë kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi do ftojë kolegun e tij demokrat Patozi në një takim të rradhës për arritjen e konsensusit.
Ndërkohë burimet brenda mazhorancës konfirmojnë mundësinë e një takimi mes kryeministrit Berisha dhe aleatëve të PD lidhur me vijushmërinë e procesit p♪r presidentin e ri.

ZHVILLIMET POLITIKE DJE, ORE PAS ORE

TERHIQET ZAGANJORI
Kandidati që për më shumë se dy javë u trombetua nga mazhoranca si kandidat për president, por që asnjëherë nuk mori firmat e deputetëve, Xhezair Zaganjori, tërhiqet nga gara. Lajmi është bër publik nga vetë kandidati sot rreth orës 15.00.

"Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj më të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim tek unë, do të paragjykohet cdo vendimmarrje, në një kohë që Shqipëria është përballë sfidave të jashtëzakonshme. Unë falenderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej", tha Zaganjori në një intervistë për Top Channel.
Vendimi i tij erdhi pak orë pasi Kuvendi ezauroi edhe raundin e tretë të votimit për garën presidenciale.

Emri i Zaganjorit u publikua mbrëmjen e 30 majit në mediat vendase si kandidati që mazhoranca dhe kryesisht PD dhe LSI do të paraqiste në garën për presidentin e ri.
Nga PD nuk pati atë natë asnjë deklaratë zyrtare, por vetem një ditë më pas, kryeministri Berisha në seancën kuvendore tha se emri i publikuar në media ishte përzgjedhur për eksperiencën e tij dhe faktin se kishte mbështetjen e dy palëve në gjykatën kushtetuese.

Dhe ashtu sikurse hyri në garë, nëpërmjet lajmit në media, Zaganjori u largua në të njëjtën mënyrë. Sërish media lajmëroi tërheqjen e tij, ndërsa nuk pati ( të paktën zyrtarisht) asnjë takim të fundit të tij me Berishën apo kreun e LSI, Ilir Meta.
Kandidati i mazhorancës për president Xhezair Zaganjori më 31 maj u shprehet i sigurt se ai do jetë në garë të paktën për tre raundet e para. Këtë deklaratë anëtari i Gjykatës Kushtetuese e bëri gjatë një interviste për TV Vizion Plus.

RAMA: INTERESI YNË, MARRJA E STATUSIT
Ora 18:45 - Kryetari i PS, Edi Rama ka komentuar sot pasdite tërheqjen e kandidatit të mazhorancës për presidentin, Xhezair Zaganjori.
“Pas tërheqjes që kandidati që nuk garantonte konsensus fati i Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë mbetet në duart e partive. Seanca e sotme në Kuvend dhe djegia e raundit të 3 nuk është ogur i mirë për raundin e katërt. Por, tërheqja e kandidatit jo konsensual, e rihap rrugën e konsensusit dhe i jep mundësi opozitës të konfirmojnë qëndrimin e vet. Ne jemi të vullnetit të japin konsensus për një kandidaturë që duhet identifikuar përmes dialogut. Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet ka mundësi që zgjedhja e presidentit të ri me konsensus të kthehet në një shprehje të aftësisë të Shqipërisë në kërkim të statusit të vendi kandidat”, deklaroi Rama.

Ai i propozoi politikës që, qeveria dhe opozita me mbështetjen e presidentit të ri, t’i drejtohen BE përpara gushtit që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit.

META: VENDIMI I ZAGANJORIT PERSONAL, DO VAZHDOJË DIALOGU
Ora 16:45 -
Kreu i LSI, Ilir Meta duke komentuar tërheqjen e Zaganjorit ka deklaruar se vendimi ka qenë sovran dhe personal i kandidatit.
“Tërheqja e tij tërësisht sovrane, meriton një vlerësim dhe është mesazh për të gjthë klasën politike për të bërë edhe një përpjekje tjetër për konsensus dhe t’i hapet rruga përfundimtare për presidentin nga Kuvendi”, tha Meta.

Ai është pyetur lidhur me një tryezë të dytë të mundshme dialogu për kandidatin e ri, për të cilin ka deklaruar se nuk do të ishte me vend kapricio e partive politike.

“Kërkesa që mazhoranca të propozojë një kandidat të ngjashme me Zaganjorin nuk ka qenë tepër solide. Shpresoj të ecet më përpjekje për konsensus. Konsensusi dhe kapricio përjashtojnë njëra tjetrën”, deklaroi kreu i LSI.

RAMA MBLEDH ALEATËT, NGJELA: TANI RRADHA JONË PËR PROPOZIME
Ora 16:30 - Kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur disa prej aleatëve për të diskutuar për garën presidenciale.
Në të nuk kanë marrë pjesë Skëndër Gjinushi i PSD, dhe Nard Ndoka i PDK, ndërkohë që pas takimit prej 40 minutash ka folur kreu i PLD, Spartak Ngjela.

“Propozimin për president tani e ka opozita. Berisha nuk ishte i vendosur të shkonte deri në fund, madje ai dukej që tallej me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Se çfarë vendimi do marrë Rama është punë e tij. Sali Berisha tani ka humbur të drejtën e propozimit për presidentin e ri. Por, ne nuk kemi diskutuar sot për emra të rinj”, tha Ngjela për mediat.

BERISHA: TOPALLI DO ISHTE DINJITOZE, NE PS LEPURI FLE TE NANO

Ora 13:00 -
Raundi i tretë i votimit është mbyllur me akuza e kundërakuza mes mazhorancës dhe opozitës për mos arritjen e një konsensusi për zgjedhjen pasuesit të Bamir Topit në postin e Presidentit të Republikës as këtë raund. Megjithatë janë shprehur të hapur për të vazhduar negociatat deri të hënën në orën 10:00 kur do të jetë dhe raundi i katërt i votimit për Presidentin, por pa u tërhequr nga pozicionet e tyre. "Gjithë dëshira dhe vullneti i mirë për të arritur në zgjedhjen e presidentit” - deklaroi kryetarja e Kuvendit menjëherë pas mbylljes së konferencës së kryetarëve ku në unanimitet, u vendos se raundi i katërt do të zhvillohet të hënën, 11 qershor, në orën 10:00

Kryeministri njëkohësisht kryetari i mazhorancës, Sali Berisha, ftoi opozitën të votojë kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, për të cilin, për hir të konsensusit, u shpreh hapur, se kishte hequr dorë nga kandidatura e Jozefina Topallit. Ndërsa opozita nuk jep asnjë kandidat, pasi “lepuri i fle tek Fatos Nano”.

Në emër të opozitës kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi akuzoi Berishën se ai ishte dëshmitar i dështimit të raundit të tretë të votimit pasi nuk tentoi të arrinte konsensus me opozitën duke pranuar ofertat e saj që ishin në interes të vendit.


KONFERENCA E KRYETAREVE: TE HENEN RAUNDI I IV
“U mblodh konferenca e kryetarëve dhe me konsensus vendosi që raundi i katërt të zhvillohet të hënën në ora 10:00”- deklaroi kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, pak minuta pasi thërriti konferencën e kryetarëve. Konferenca u mblodh pasi u mbyll seanca. 


DESHTON RAUNDI I TRETE
Seanca për raundin e tretë nisi rreth orës 10: 50 minuta dhe zgjati pothuajse një orë. Në fillim të seancës kryetarja Jozefina Topalli deklaroi se nuk ka asnjë kandidat zyrtar dhe lexoi nenet 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës në bazë të të cilës përcaktohet si zgjidhet presidenti i Republikës. Raundi i tretë pati fatin e dështimit të dy raundeve të para. Para fillimit  të seancës u mblodh Komisioni i Ligjeve i cili deklaroi se nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për garën e presidentit.
Seanca ishte planifikuar të ndiqet edhe nga ambasadori i BE-se, Ettore Sequi, ambasadori i SHBA-se Aleksandër Arvizu, por ky i fundit rreth orës 10: 41 u largua, ndërsa seanca e planifikuar për të nisur në 10:00 nuk kishte nisur ende.  Opozita nuk ishte e pranishme në Komision.

“Nga verifikimet e deritanishme në protokollin e Kuvendit konstatojme se nuk është depozituar asnjë kandidaturë zyrtare.  Në vijim, ne vlerësojmë se seancës plenare duhet t’i percillet raporti ku kerkohet zbatimi i nenit te Kushtetutës që votimi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat, ndaj Kuvendi edhe sot mund të mbyllë procedurën përkatëse”- deklaroi deputeti Viktor Gumi në komisionin e Ligjeve.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam

Vrasja e Martinit/ Drejtoria e Burgjeve thotë se kërkoi epikrizën të shtunën, pretendimi i mjekut: Mbrëmë erdhi kërkesa, sot ia dorëzuam