Kryeministri Edi Rama shpreson se Gjykata Kushtetuese nuk do t'i lërë njollë turpi Shqipërisë, ku gjykatësit, në një seancë të zhvilluar në Kushtetuese, dhanë argumentet e tyre për të rritur pagat.

Rama deklaroi, teksa lexoi argumentin e një gjyqtari gjatë seancës, se ka shumë njerëz që kontribuojnë në buxhetin e shtetit, por nuk kanë kërkuar rritje page në mënyrë stratosferike. Rama shtroi pyetjen se nëse kërkojnë rritje page, po me pensionistët çfarë do të bëhet?

“Thotë një tjetër, pse nuk ki parasysh që faktikisht, ne bëjmë edhe lekë. Ne thotë, fitojmë se i sjellim buxhetit të shtetit para, me ato para të na rritet paga. Kjo është një tjetër çudi shumë e madhe. Për të treguar se kjo diferenca 37 milionë, kjo thotë mbulohet vetëm nga ajo çfarë i kthejmë ne buxhetit të shtetit. Nuk është dëm, kjo është një parashkim derinë 10% të të ardhurave, por po të përdoreshin të gjitha, që vijnë nga paditë, janë vlera të konsiderueshme. Sipas këtij gjykatësi, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, pse mos t’i kenë pagat më shumë se të tjerët. Po mire zotëri, po mësuesit që do i sjellin të ardhura të drejtpërdrejta shtetit, si i bëhet? Po pensionistët si i bëhet? 37 milionë euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë e për t’i bërë pagat shumë here më të larta se në Greqi e vende të tjera në BE. Këtu ka plot njerëz të tjerë që kontribuojnë, si do i rrisim pagat atyre? Unë shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera. Kush është i interesuar, le të marrë regjistrimin e asaj seance, të shohë çfarë bëhet dhe do kuptojë shumë mire sa absurde është kjo histori, me gjykatësit që duan t’i rrisin vetes pagat, vetë zot, vetë shkop”, nënvizoi Rama.


Lajmi kryesor:

Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Duan 37 mln euro nga buxheti për t'i çuar në stratosferë, shpresoj që Kushtetuesja mos t'ia lërë këtë turp Shqipërisë (VIDEO)