Rama kritika BE-së: Greqia merr 4 mijë euro për qytetar, ne vetëm 133 euro, ky është hendek

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup, deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE, Greqia, merr 4 mijë euro ndihmë për qytetar, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit vetëm 133 euro për qytetar. Sipas Ramës ky është një hendek shumë i madh mes vendeve të unionit dhe atyre që nuk janë bërë pjesë e BE

“Procesi i integrimeve deri tani ka qenë, merr gjithçka nëse bëhesh anëtar, por nuk merr asgjë deri sa të bëhesh anëtar. Dhe kur them asgjë, nuk do të them se nuk janë relevant “kikirikët” që marrim nga IPA. Por them se hapësira mes asaj që marrin vendet anëtare nga të qenurit pjesë e BE-së dhe çfarë në marrim, është shkatërruese. Pra, një nga vendet fqinje, që është pjesë e BE-së, ju e përmendët, merr nga BE-ja çdo vit 4.000 e disa qindra euro për qytetar, nga BE-ja, jashtë buxhetit. Dhe ne këtu, ne marrim 123 euro për çdo qytetar. Ky eshte hendeku, e di, e meritojmë, sepse nuk jemi djemtë më të mirë që mund të gjeni në Europë”, tha mes tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

Liderët e Ballkanit në Shkup për planin ekonomik! SHBA e BE: Vendet që pengojnë ecurinë do kenë pasoja! Rama: Unioni duhej të ishte më serioz për integrimin


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës