Liderët e Ballkanit në Shkup për planin ekonomik! SHBA e BE: Vendet që pengojnë ecurinë do kenë pasoja! Rama: Unioni duhej të ishte më serioz për integrimin

SHKUP-  Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Shkup për të diskutuar mbi Planin e Rritjes Ekonomike që ka miratuar Komisioni Evropian. Liderët kanë shprehur gatishmëri për t'i zhvilluar vendet e rajonit sipas standardeve evropiane për një qëllim të caktuar, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kështu është thënë në deklaratën e miratuar në fund të konferencës.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit James O'Brien dhe përfaqësuesi i BE, Gert Jan Kopmann thanë njëzëri se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë për integrimin ekonomik rajonal e më pas kështu do ta kenë më të lehtë integrimin ekonomik në union.

Por, ata u treguan të qartë duke thënë se duhet të lënë pas mërinë dhe se asnjë vend nuk mund të pengojë fqinjët pasi në të kundërt do të ketë pasoja.

"Askush nuk duhet ta pengojë tjetrin për avancimin për shkak se ka çështje të pazgjidhura. Kush e bën këtë do ballafaqohet me pasoja", tha James O'Brien.

"Ne duam të vini me ne, nëse i bllokoni fqinjët nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e brendshëm, pasi kostoja e përbashkët e bashkëpunimit është shumë e lartë”, tha Gert Jan Kopmann.

I pranishëm nga Shqipëria ishte kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka kursyer kritikat për Bashkimin Europian, duke thënë se duhej të ishte treguar me serioz në procesin e integrimit të Ballkanit.

“Dua të nënvizoj një çështje. Paramendoni në çfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse BE do të ishte më serioze në integrimin rajonal dhe do të ishte më serioze me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur nisi procesi i Berlinit, që nis një herë në vit, një vit mes vendit dhe një ditë.  Prandaj nisëm  me Ballkanin e hapur" tha Rama.  

Duke folur për planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative jo vetëm për shtetet e rajonit por edhe për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në përgjithësi dhe theksoi se duhet të harrohen ngjyrat e flamujve dhe te lihen pas historitë e grindjeve. Rama theksin dhe tek roli i BE-së, si i vetmi institucion që mund të bëjë bashkë në një tryezë liderët e Ballkanit Perëndor.

Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë. Të takohemi rregullisht, për shkak se edhe pse jemi shumë entuziastë jemi ballkanas. Nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm.  Ministrat e integrimit të 6 vendeve tona të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet të harrojnë historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona, flamuri më I rëndësishëm është I BE-së. të ulemi e teknikisht të realizojmë detajet.  

Kreu i qeverisë adresoi kritika BE-së kur tha se deri tani vendet që nuk janë anëtare të BE-së, kanë përfituar shumë pak mjete financiare nga Unioni.

Procesi i integrimeve deri tani ka qenë, merr gjithçka nëse bëhesh anëtar, por nuk merr asgjë deri sa të bëhesh anëtar. Dhe kur them asgjë, nuk do të them se nuk janë relevant “kikirikët” që marrim nga IPA. Por them se hapësira mes asaj që marrin vendet anëtare nga të qenurit pjesë e BE-së dhe çfarë në marrim, është shkatërruese. Pra, një nga vendet fqinje, që është pjesë e BE-së, emërojeni ju, merr nga BE-ja çdo vit 4.000 e disa qindra euro për qytetar, nga BE-ja, jashtë buxhetit. Dhe ne këtu, ne marrim 123 euro për çdo qytetar. Kjo është hapësira, e di, e meritojmë, sepse nuk jemi djemtë më të mirë që mund të gjeni në Europë”, tha mes tjerash Rama

Nga Kosova, i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti, ndërsa nga Serbia presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu të pranishëm ishin edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, për periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Deri tani nuk është folur për shuma konkrete për secilin shtet, por kjo do të varet nga madhësia e shtetit, nga Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe nga kushte të tjera që kanë të bëjnë me reformat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Rama kritika BE-së: Greqia merr 4 mijë euro për qytetar, ne vetëm 133 euro, ky është hendek

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup, deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE, Greqia, merr 4 mijë euro ndihmë për qytetar, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit vetëm 133 euro për qytetar. Sipas Ramës ky është një hendek shumë i madh mes vendeve të unionit dhe atyre që nuk janë bërë pjesë e BE

“Procesi i integrimeve deri tani ka qenë, merr gjithçka nëse bëhesh anëtar, por nuk merr asgjë deri sa të bëhesh anëtar. Dhe kur them asgjë, nuk do të them se nuk janë relevant “kikirikët” që marrim nga IPA. Por them se hapësira mes asaj që marrin vendet anëtare nga të qenurit pjesë e BE-së dhe çfarë në marrim, është shkatërruese. Pra, një nga vendet fqinje, që është pjesë e BE-së, ju e përmendët, merr nga BE-ja çdo vit 4.000 e disa qindra euro për qytetar, nga BE-ja, jashtë buxhetit. Dhe ne këtu, ne marrim 123 euro për çdo qytetar. Ky eshte hendeku, e di, e meritojmë, sepse nuk jemi djemtë më të mirë që mund të gjeni në Europë”, tha mes tjerash Rama.

Ora 11:16
Çfarë është plani i BE për ekonominë e Ballkanit Perëndimor? 4 shtyllat në të cilat bazohet

 

Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.

Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së". Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”. Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.

Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.

Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.

Pasi vendet e rajonit në raportet tregtare me Bashkimin Evropian përfitojnë edhe nga Marrëveshjet përkatëse të Stabilizim-Asociimit, KE-ja propozon që të shkohet edhe përtej kësaj, duke bërë edhe ndryshime në këto marrëveshje për të mundësuar kushte të barabarta në treg dhe mes vendeve në procesin e zgjerimit dhe vendeve anëtare të BE-së. Të gjitha këto qëllime janë në përputhje edhe me idetë që po realizohen përmes Procesit të Berlinit, si dhe krijimin e “tregut të përbashkët rajonal”.

Ora 11:05
Plani i BE për rritjen ekonomike të Ballkanit, SHBA: Mos pengoni ecurinë e njëri-tjetrit ose do keni pasoja

 

Ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, James O'Brien në tryezën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor tha se SHBA mbështet planin e BE për rritjen ekonomike.

O'Brien tha se SHBA deri më tani ka shpenzuar rreth 200 mln dollarë ndihmë për rajonin dhe mbetet e përkushtuar për më shumë.

Njëjtë si përfaqësuesi i BE, O'Brien tha se asnjë nga vendet nuk duhet të bllokojë fqinjin për avancim, ose ndryshe do të përballen me pasoja.

“SHBA e mbështet idenë, ne kemi shpenzuar rreth 200 mln dollarë ndihmë për rajonin do të mbetemi të përkushtuar. Tani jemi fokusuar në atë që vendin ta përfshijmë në tregun e vetëm. Fillimisht do të identifikojmë nisma të dukshme për bizneset e qytetarët në rajon. Kur të vendoset zona e vetme për pagesë, çdo individ kursen 5% kur transferon para në dhe jashtë rajonit, ky është përmirësim i dukshëm. Shiritat e gjelbra, studimet kanë treguar se kamionët kanë treguar më shumë se 80% të kohës duke pritur në kufi në BP.

Askush nuk duhet ta pengojë tjetrin për avancimin për shkak se ka çështje të pazgjidhura. Kush e bën këtë do ballafaqohet me pasoja. Nëse një shtet dëshiron të presë të vëzhgojë, qytetarët do vendosin nëse këta lider janë të duhur. Secili lider e sheh rëndësinë për të avancuar në këtë drejtim, mendoj se ky është takim me shpresë të madhe dhe premtim për punë dhe do të shohim se si do të avancojmë më tej. Shpresoj se do të arrijmë ndryshimin dhe do t’u ofrojmë mundësi qytetarëve në rajon”, tha O’Brien.

Ora 10:51
Liderët e Ballkanit në Shkup, zyrtari i BE: Plani për rritjen ekonomike përshpejton integrimin në BE, mos bllokoni fqinjët

 

Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman, në takimin e liderëve të Ballkanit, ku po diskutohet për planin e rritjes ekonomike të BE, tha se 6 vendet e rajonit i duan në union. Gert Jan Kopman theksoi se me këtë plan do përshpejtohet integrimi në Bashkimin Europian, pasi sipas tij e rëndësishme është që vendet e rajonit të integrohen fillimisht mes vetes.

Prandaj, ai thotë se është e rëndësishme që asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojë fqinjët.

“Ne tentojmë për t’iu ndihmuar, konsiderojmë se plani i rritjes do e ndryshojë rajonin. Plani i rritjes mund të zgjidhë konvergjencën e rajonit dhe më këtë mund ta përshpejtojë aderimin në BE me ç’ka do të përshpejtohet procesi i aderimit. Jemi të inkurajuar nga puna që është bërë në axhendën e reformave. Negociuesit kanë avancuar me ekipet, kjo nuk ka kaluar pa e parë ne. Sot e shohim planin e parë të përbashkët rajonal për rritjen, qëllimi është që të dyfishohet ekonomia. Logjika thotë se ne do t’iu ndihmojmë të integroheni mes vete më pas tregun e përbashkët. Prandaj miratuam, vendosëm kusht planin e rritjes që thotë se ju nuk duhet t’i bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam të vini me ne, nëse i bllokoni fqinjët nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e brendshëm, pasi kostoja e përbashkët e bashkëpunimit është shumë e lartë”, tha ai.

Ora 10:42
Rama në Shkup kritik me BE-ne: Do ishim më mirë nëse Brukseli do të ishte më serioz me integrimin rajonal

 

Në tryezen me liderët e Ballkanit Perëndimor Rama u shpreh kritik ndaj BE-së kur tha se duhej të kishte qenë më serioze sa i takon integrimit rajonal.

“Dua të nënvizoj një çështje. Paramendoni në cfarë pozicioni më të mirë do të ishim nësëe do të ishte më serioze në integrimin rajonal dhe do të ishte më serioze me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur nisi procesi i Berlinit, që nis një herë në vit, një vit mes vedit dhe një ditë.  Prandaj nisëm  me Ballkanin e hapur.  Atë që e bëmë ne, vendosëm agjendën krijimin e një tregu të vetëm. Derisa presim e nuk varet vetëm prej ne që BE nuk na aderon të aderohemi vetë ne, të gjithë thonë: Jo! Jo!

Nuk jam i çmendur por ka arsye për të qenë optimist. Mund të kemi bisedë të civilizuar dhe flasim për ekonominë pa e ndërthurur historinë në mes e tingëllonte më bukur me ushqimin në Maqedoni.

 Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë. Të takohemi rregullisht, për shkak se edhe pse jemi shumë entuziastë jemi ballkanas. Nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm.  Ministrat e integrimit të 6 vendeve tona të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet të harrojnë historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri I vendeve tona, flamuri më I rëndësishëm është I BE-së. të ulemi e teknikisht të realizojmë detajet" tha Rama.  

Ora 10:28
Kurti në Shkup: Plani i rritjes ekonomike përshpejton rrugën drejt BE-së

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën në Shkup se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor, dhe se mbështetja e Bashkimit Evropian, duhet të jetë edhe financiare.

Ai i ka bërë këto deklarata në nisje të konferencës “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, që do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa u përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, ka thënë shkurt Kurti.

Kurti e ka përmendur se ky plan përshpejton rrugën e Ballkanit drejt BE-së, diçka që sipas Kurtit është "edhe qëllimi, edhe fati ynë".

Sipas tij ky është një takim shumë i rëndësishëm i cili do të mundësojë të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe ecje më të përshpejtuar drejt bashkimit Evropian.

“Në këtë mbledhje 6 shtete të Ballkanit Perëndimorë e takojnë Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimorë në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare”, tha Kurti. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë… Republika e Kosovës sot do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative”, tha Kurti.

Ora 10:27
VIDEOLAJM/ Kurti ulet krah Ramës në takimin në Shkup! Në tyrezë edhe Vuçiç

 

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti janë ulur krah njëri tjetrit.

Ndërkohë, në tyrezë ndodhet edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili po merr pjesë në këtë takim.

Ora 10:23
Rama mesazh para takimit të Shkupit: Të afrohemi sa më shumë me BE-në

 

Kryeministri Edi Rama në hyrje të takimit mes takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian përcolli mesazhin se Shqipëria dhe vendet e tjera të BE-së duhet të ndërmarrin hapa të mëdha për t’u afruar sa më shumë me BE-në.

“Mirëmëngjesi të gjithëve! Më duhet të them se ky është vërtet një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe administratës amerikane për hap të madh që ne mundemi dhe duhet të ndërmarrim, që është ti afrohemi më shumë Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për planin e rritjes dhe integrimin në tregun ndërkombëtar.  Kjo e fundit deri tani ka qenë e mundur vetëm për shtetet pjesë të Bashkimit Evropian. Prandaj është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e shkëlqyer, e cila nuk duhet humbur dhe prandaj është esenciale që ne të ia dalim të punojmë së bashku, të gjashtë shtetet e Ballkanit, është esenciale që ne të vëmë qytetarët tanë të parët dhe të lëmë politikën dhe historinë për më pas, sepse çfarëdolloj gjëje që do bëjmë dhe nëse do mundemi t’i bëjmë gjatë kësaj kohe për të përfunduar gjërat në muajt në vijim, do të përcaktojnë sesi do të jenë vendet tona në fund të kësaj dekade. Faleminderit!”, tha Rama.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë