Rama hap arkivën, takimi në 2006 me shqiptarët në Athinë! Rikthimi pas 18 vitesh të dielën: Ja dy gjërat që kanë ndryshuar
Rama në Athinë në vitin 2006
Kanë mbetur vetëm tre ditë nga takimi që kryeministri Edi Rama do të mbajë me emigrantët shqiptarë në Athinë. Mediat greke shkruajnë se takimi do të mbahet në pallatin e sportit në Galatsi në veri të Athinës me rreth 6000 vende dhe se tashmë është gjetur dakordësia. Report Tv është interesuar pranë Partisë Socialiste por ende nuk ka një konfirmim per vendin ku do të mbahet në Athinë takimi me shqiptarët më 12 maj.
E megjithatë ajo që është e pakthyeshme është se takimi do të bëhet, edhe pse në Greqi vizita e tij ka ngjallur shumë polemika dhe pakënaqësi tek qeveria greke vizita nuk mund të ndalet.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në facebook ku kujton kohën kur ka vizituar për herë të parë shqiptarët në Athinë. Ishte viti 2006 dhe Rama në atë kohë ishte lideri i opozitës shqiptare dhe prej 1 viti ishte kreu i Partisë Socialiste.
Rama shkruan ndër të tjera që nga ai vit e deri më sot dy gjëra kanë ndryshuar
'Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të vjetra SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE, QYTETARIE DHE SUKSESI
*Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006', shkruan Rama në Facebook.
Tashmë, Rama shkon atje si kryeministër, ndërsa ka patur edhe polemika në shtypin grek por jo vetëm, pasi edhe politikanë, sidomos nga e majta opozitare kanë qenë disi të ashpër ndaj kësaj vizite.
Takimi i parashikuar të mbahet në datë 12 maj, në mediat greke u lexua si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, për të cilin Shqipëria dhe Greqia u futën në një përplasje politike dhe diplomatike.
Takimi në Athinë me emigrantët shqiptarë që jetojmë atje, vjen në kuadër të një turi që kryeministri Rama do të zhvillojë me diasporën, fillimisht në Greqi, më pas në Londër, Milano, dhe Duseldorf të Gjermanisë.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
39.2%
-
Të gabuar
57.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 4856
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në oborrin e Parlamentit, lexon mesazhe në celular: Çanta dhe telefoni im janë minierë ari, janë 1 mln përgjime të shërbimeve partnere! Ramën e kanë zënë gjëmitë
13 Shkurt, 14:43
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Tensionet në Kuvend, Lapardhaja për Report TV: Aty ka njerëz pa nivel, Berisha skemë për të bërë pazarin e radhës me Ramën! Kanë të njëjtin hall, ‘elefantin SPAK’
13 Shkurt, 13:43
-
‘Shkoi në Durrës t’i mbyllë gojën Veliajt’, Rama i përgjigjet Berishës: O llum i madh, nuk bëj teatër me vizita në burgje! Beteja ligjore është e Erionit
13 Shkurt, 12:48
-
Gati çelja e negociatave edhe për 2 grupkapituj, Shqipëria merr letrën e BE! Rama: Kemi marrë “ok” nga presidenca polake, të huajt vlerësojnë punën tonë me ‘A’! Përndjekja mbaron në 2030
13 Shkurt, 12:38
-
Berisha: Rama ka fshirë fotot me Alex Soros! Evi Kokalari: S’ka postuar kurrë, nuk ka amerikan që i shpëton
13 Shkurt, 12:26
-
“Mos vrit!” vjen përpara “Mos vidh!”
13 Shkurt, 12:03
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takim me kryetaren e komanduar dhe 4 nënkryetarët
13 Shkurt, 10:17
-
‘Trekëndëshi i Bermudës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes
13 Shkurt, 10:07
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Ministri i Brendshëm italian: Qeveria po punon për të gjetur zgjidhje për qendrat e emigrantëve! Në kampe vetëm policë
13 Shkurt, 08:57
-
Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK
13 Shkurt, 08:40
-
Korridori VIII, pamjet me dron nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë
13 Shkurt, 08:16
Atje ne Athine kembente Rama vota per listim deputetesh, si rasti i karikatines Felaj! Arritje e papare....
Përgjigju