Pas fotos pranë oxhakut, kryeministri Edi Rama ka postuar në instagramin e tij një foto me një kalë duke e shoqëruar me një fjalë të urtë. Krahas fotos Rama shkruan se kali vrapon me mushkëritë, reziston me zemrën dhe fiton me karakter.

“Kali vrapon me mushkëritë, reziston me zemrën, fiton me karakterin”, fjalë e mençur”, shkruan Rama krah fotos. Nga fotot e publikuara së fundmi kryeministri ka treguar se po vazhdon turin në zona turistike malore të mbuluara me dëborë, të cilat edhe i ka shijuar.

Prej 3 ditësh, Rama ndodhet në Korçë, ku ditën e djeshme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë. Nga Korça zhvilloi edhe një bashkëbisedim me qytetarët atje ku tha se Shqipëria duhet të shikojë në 3-4 vitet e ardhshme për tregje për tregtimin e mishit, dhe për këtë nuk është e detyruar të presë BE-në domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Mundësitë sipas tij janë tregje të mëdha që nga Turqia në Lindjen e Mesme. Rama foli edhe për vaksinimin, teksa tha se të hënën nis furnizimi me vaksinën anti-COVID nga Pfizer.