Rama i heq tenderat kryebashkiakëve! Shkarkon administratën nëse merr pjesë në fushatë /VENDIMET

Rama i heq tenderat kryebashkiakëve! Shkarkon administratën nëse merr pjesë në fushatë /VENDIMET

Edi Rama

Kur pritet të përmbushet lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, qeveria ka marrë sot dy vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një prej vendimeve qeveria ndalon kryebashkiakët të cilëve po i mbaron mandati që të japin tenderë me përjashtim të shpenzimeve me vlerë të vogël që parashikojnë shpenzime për asete ose produkte ushqimore.

Tenderimi do të vijojë pas mandatimit të kryebashkiakëve të rinj të cilët do të marrin postin pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Ndërsa në vendimin e dytë qeveria parashikon masa për parandalimin e përdorimit të administratës në fushatën zgjedhore. Lidhur me këtë do të ngrihet një taks forcë e cila do të ketë në përbërje disa institucione.

Vendimi i qeverisë parashikon edhe mënyrën e operimit të task-forcës për parandalimin e abuzimit me burimet njerëzore të administratës publike dhe aseteve shtetërore.

Vendimet e sotme krijojnë një situatë të ngjashme me atë të vitit 2017, kur u ngrit një qeverie tranzitore për monitorimin e zgjedhjeve të atij viti, pasi vetë opozita ngrinte problemin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

VENDIM

PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË FILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE DHE AUTORITETET KONTRAKTORE NË VARËSI TË TYRE, PËR VITIN 2019

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.

Përjashtohen nga ky rregull:

– prokurimet me vlerë të vogël;

– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.

  1. Ngarkohen të gjitha institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM

“Task-Forca, në bashkëpunim me titullarët e ministrive dhe grupet e monitorimit, të përmbushë detyrat, si më poshtë vijon:

a) Monitorimin e sjelljes dhe të veprimtarisë së administratës shtetërore, sipas këtij vendimi;

b) Monitorimin e administratës shtetërore në drejtim të përdorimit të autoritetit shtetëror vetëm në përputhje me ligjin duke mos lejuar përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të shtetit gjatë procesit zgjedhor si dhe duke mos lejuar kryerjen e veprimeve dhe/ose dhënien e premtimeve, favoreve apo moscenimin e të drejtave të shtetasve, si mekanizëm për favorizimin apo dhënien e votës një subjekti të caktuar politik apo kandidati;

c) Monitorimin e procesit zgjedhor me qëllim konstatimin dhe raportimin e përdorimit gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor të mjeteve financiare nga burime të paligjshme apo të krijuara nga veprimtari të paligjshme;

ç) Monitorimin e procesit zgjedhor, përfshirë ditën e votimit, në funksion të mospërfshirjes në të të zyrtarëve apo personave të tjerë që ndodhen në institucione shtetërore, përfshirë personat e burgosur, dhe marrjen e masave për ndëshkimin e atyre zyrtarëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Pjesë e kësaj detyre është edhe monitorimi i lëvizjes së nëpunësve të lartë dhe të mesëm shtetërorë në qendër dhe qarqe apo bashki gjatë procesit zgjedhor;

d) Monitorimin e përditësimit dhe ndjekjen e problematikave me listat e zgjedhësve;

dh) Monitorimin e zbatimit të masave për pezullimin e iniciativave për kontrata të përkohshme në nivel qendror e vendor;

e) Monitorimin e përditësimit të akteve të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;

ë) Njoftimin apo kryerjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Përgjithshme për raste të marrjes/vënies në dijeni për kryerjen e veprave penale në fushën zgjedhore;

f) Njoftimin e Avokatit të Popullit kur merr apo vihet në dijeni për kryerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë procesit zgjedhor;

g) Njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur merr dijeni apo vihet në dijeni për problematika të procesit zgjedhor;

gj)Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me Policinë e Shtetit në funksion të marrjes së masave të menjëhershme në përputhje me ligjin kur konstatohen raste të sjelljeve apo veprimtarive të kundërligjshme gjatë procesit zgjedhor;

h) Çdo detyrë tjetër në funksion të monitorimit të zbatimit të këtij vendimi”,- thuhet në vendimin e qeverisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LSI: 11/05/2019 13:13

    Mashtrim i madh!

    Përgjigju
  • Infermieri Vlorë: 11/05/2019 01:12

    Si do ja bësh me infermierët që në cdo pallat kulture e mitngje në sheshe i nxjer jasht ti të mbushin sallat e sheshet.. Turp

    Përgjigju
  • Zani: 10/05/2019 21:54

    Duhet të mbushje 6 Vjet në QEVERI që të merrje këto Vendime more "VULËHUMBUR" Kryeministër!!!!!?????!!! Mbasi Xhelal Mziu i bëri PARATË RRUSH e KUMBLLA dhe e ka futur KAMZËN MILJARDA LEK BORXH bashkë me atë BANDITIN dhe TUTORIN e PROSTITUTAVE në Bashkinë e Mallakastrës!!! NUK ka mundësi që Vepron kaq me Vonesë !! Kjo do të thotë që edhe nga ty Edvin Rama që kishim PRITSHMËRI Maksimale , je nè Bashkëpunim me HAJDUTËRINË , GRABITJET dhe PLAÇKITJEN e SHTETIT , njësoj si KRRIMINELËT e PD dhe LSI !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren