Rama i jep 'Yllin e Mirënjohjes' Tuskut: Avokat i Shqipërisë për negociatat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk me medaljen e 'Yllit të Mirënjohjes' për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Rama tha se Tusk ka qenë avokat i procesit të zgjedhimit të BE-së me vendet e rajonit.

 'Së pari më duhet të them se përtej të zakonshmes, që në këto raste imponon fjalë kortezie protokollare, jam shumë mirënjohës për vizitën e sotme të Presidentit Tusk, i cili rikthehet në Shqipëri dhe është sot, këtu në Shqipëri dhe në rajon, në funksion të asaj që ka qenë qysh ditën e parë, një prej pikave të palëvizshme të referimit të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që sot pata mundësinë ta falënderoj Presidentin, këtu në Tiranë, për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të edhe një moment të veçantë për mua dhe për ne, shpresoj edhe për të, duke i akorduar Yllin e madh të mirënjohjes dhe në atë rast, duke ndarë edhe disa momente të rëndësishme, jo vetëm simbolikisht, në historinë e përbashkët mes vendit të tij dhe vendit tonë.

Më vjen po ashtu shumë mirë ta nënvizoj dhe qartësinë me të cilën Presidenti Tusk është shprehur gjithnjë për këtë proces dhe padiskutim të çmoj para gjithë opinionit tonë publik përpjekjet e tij konstante, si një avokat i procesit të zgjerimit dhe i procesit të afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, specifikisht të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Nuk po zgjatem më shumë. Besoj se sot, më e rëndësishme për qytetarët tanë është të dëgjojnë çfarë ka për të thënë Presidenti Tusk, i cili është këtu posaçërisht për të folur për ta dhe për të dhënë një mesazh publik.

Shumë faleminderit edhe njëherë, Zoti President" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama i jep 'Yllin e Mirënjohjes'| Tusk: Shqipëria meriton negociatat, tre 'fiksimet' që BE-ja s'i shmang kurrë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja