Rama i përgjigjet ish-trajnerit të
Italisë: Fati, gjithnjë me më të fortët

Rama i përgjigjet ish-trajnerit të<br />Italisë: Fati, gjithnjë me më të fortët
Kryeministri Rama i është përgjigjur mesazhit të Arrigo Sacchi-t pas vlerësimeve, që trajneri i njohur italian i bëri lojës dhe paraqitjes së kombëtares shqiptare në kampionatin Europian të Francës.
 
“Ju falenderoj nga zemra për ndjeshmërinë prej njeriu të madh në dërgimin e këtij mesazhi që e çmoj pamasë! Na ke mësuar se fati është gjithnjë me skuadrën më të fortë. Edhe pse kur luajnë kombëtaret më duket se ky nuk është gjithnjë rregulli, në rastin tonë ka ndodhur pikërisht kjo”shkruan ai.
 
Më pas Rama i rikthehet edhe njëherë ndeshjes me Zvicrën dhe me Francën ku thekson se pavarësisht rezultatit, kombëtarja ka bërë më shumë se kushdo për imazhin e Shqipërisë dhe tifozët tanë u kanë dhënë një leksion të madh qytetarie.
 
“Me Zvicrën nuk shënuam dot dy herë vetëm me portierin dhe me Francën nuk rezistuam dot edhe një minutë në fund; të dyja skuadra që në letër janë qartësisht superiore ndaj tonës.
 
 Por kjo Kombëtare, ka bërë më shumë se kushdo për imazhin e Shqipërisë dhe tifozët tanë u kanë dhënë një leksion të madh qytetarie, të gjithë atyre që në Europë kanë dashur të na përshkruajnë si të paedukuar” thekson kryeministri shqiptar.
 
Në fund Rama e mbyll kthimin e mesazhit për legjendën e trajningut italian me përshtypjet e francezëve për tifozët shqiptarë.
 
“Të lexosh gazetat franceze të shkruajnë, shqiptarë jeni gjithnjë të mirëpritur në Francë, apo, faleminderit Shqipëri për popullin tënd paqësor në stadiumet dhe rrugët e Francës, është për ne si të kemi fituar Europianin” përfundon mesazhi i kreut të qeverisë shqiptare për Arrigo Sacchin.

Mesazhi i Ramës për Arrigo Sacchin

Arrigo Sacchi

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë