TIRANË - Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje në distancë dhe të nënkuptuar, studentëve të revoltuar me ligjin e ri të arsimit të lartë, që një ditë më parë e qëlluan me vezë.
Kreu i qeverisë solli në kujtesë takimin me një të moshuar 100-vjeçar vite më parë kur Partia Socialiste zhvillonte takime me banorët para zgjedhjeve parlamentare që sollën të majtën në pushtet. Rama tha se ka fjetur në shtëpinë e këtij të moshuari, dhe rrëfeu dialogun që pati me të për të treguar se reforma që ndoqi qeveria në arsim është historike.
"Dua t’iu tregoj një episod të vogël me një burrë 100 vjeç, të cilin e kam takuar dhe kam fjetur në shtëpinë e tij në një zonë shumë të thellë, vite përpara, kur ne bënim dialogun me Shqipërinë.
Ai më tha që “as ti s’ke për ta bërë dot”.
“Përse”, - i thashë?
“Sepse”, - mu përgjigj - “që të bëhet Shqipëria, duhet që një qeveri të marrë përsipër të sakrifikojë nga vetja, për të bërë arsimin. Mirëpo, i kam parë, se u bëra 100 vjeç dhe të gjithë e thonë, por kur vjen puna tek arsimi, nuk e prekin, se arsimi nuk të jep vota, madje të heq vota. Se është një pemë që nga koha kur e mbjell, tek koha kur i merr frytet kalon jo një mandat, por disa mandate dhe politikanët tanë nuk kanë kohë me prit.”
Pastaj, ai kishte edhe një vizion për reformën në arsim, por kjo është për një ditë tjetër, por në fakt ishte një vizion që realisht, unë nuk e kam atë kurajo që kishte ai. Në thelb, vizioni i tij ishte që të gjithë paratë që ka shteti për nënat shtatzënë, pastaj për bebet dhe deri tek ata që mbarojnë shkollën, 22 vjeç. Të gjithë të tjerët, thoshte, në daç të jetojnë, në daç të vdesin, por kjo është shumë radikale, shumë e djathtë, për mua", tha kryeministri.
Rama tha më tej se reforma që qeveria ka bërë në arsim zgjidh problemin e konkurrencës dhe të meritës. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë konferencës “Profesionet më të kërkuara”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com