TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, në lidhje me vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç, përzgjedhje të cilën kreu i shtetit e ciëlsoi si tipike për diktatorët.

‘Po ç'janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?’- shkruan Rama.

Gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme presidenti Ilir Meta tha se kriteret e ndarjes klasore për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët.

Postimi i kryeministrit Edi Rama