Rama ia kthen Metës për '5 minuta': Krim zgjedhor edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje! Krim mendor futja e tij nëpër lokale ku vënë baste subjektet e OFL

Rama ia kthen Metës për '5 minuta': Krim zgjedhor edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje! Krim mendor futja e tij nëpër lokale ku vënë baste subjektet e OFL

Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i  ka kthyer përgjigje të ashpër për "5 minuta" presidentit Ilir Meta, sa i përket akuzave për krime zgjedhore.

Në një postim në "facebook" ai shkruan se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, ndërsa shton se futja e presidentit nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është krim mendor.

"Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Meta 'kode' Ramës: Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë! Kryeministri: Krim, përfshirja e presidentit dhe futja në lokale ku vënë baste subjektet e OFL


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja