Rama: Iliri, Monika, Luli e Saliu varin shpresat për pushtet në ëndrrën e katastrofës shëndetësore! Meta: Rimburso qytetarët, a nuk u premtove shëndetësi falas?

Rama: Iliri, Monika, Luli e Saliu varin shpresat për pushtet në ëndrrën e katastrofës shëndetësore! Meta: Rimburso qytetarët, a nuk u premtove shëndetësi falas?

Ilir Meta dhe Edi Rama

Që prej fillimit të pandemisë ka patur një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës për menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Kryeministri Rama i ka konsideruar akuzat e kampit opozitar si një përpjekje për të marrë pushtetin duke shpresuar në kolapsin e sistemit shëndetësor.

Përmes një postimi në Twitter ai u drejtohet Presidentit Ilir Meta, kreut të LSI-së Monika Kryemadhi, kryedemokratit Basha dhe ish-kryeministrit Berisha se të gjithë e kuptojnë këtë tentativë. Ai shkruan se ata do të dështojnë më keq se herë tjetër dhe rezultatet do të shihen në 25 prill.

"Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!" - shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë kryeministri ka përmendur dhe rastet e vetëvrasjeve të personave të infektuar duke e krahasuar me Italinë. Ai shprehet se për disa muaj në vendin fqinj janë vetëvrarë 71 persona ndërkohë që opozita nuk merrej me këto tragjedi.

"Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s'ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s'jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!" - shkruan kryeministri.

Vetëm pak më herët, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë për rritjen e numrit të testimeve si dhe për koordinimin me spitalet private për bashkimin e kapaciteteve spitalore në luftën kundër pandemisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Rama: Viktimat dhe të infektuarit shtohen kudo në botë pavarësisht testimeve dhe dënglat e tua

Kryeministri Rama ka replikuar sërish me presidentin Meta teksa deklaron se infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen në të gjithë botën pavarësisht nga testimet dhe dëgnlat e tij.

Ai shkruan se Italia regjistron aq viktima në ditë sa ka në total Shqipëria duke shkruar se me këtë ecuri dhe në krahasim, atëherë Shqipëria do të kishte një 30 vdekje në ditë.

"llir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!" - shkruan Rama.

Ora 21:05
Bardhi: Sa qytetarë duhet të vdesin që Rama të çojë paratë për pajisje mjekësore

Ndaj kryeministrit Rama ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Në lidhje me vetëvrasjet e pacientëve të infektuar me COVID.

Ai shkruan se vetëm një i pashpirt si Rama mund të quajë normale vdekjet e qytetarëve.

"Vetem nje hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetareve. Edhe sa njerez duhet te vdesin vetem e vetem se ti refuzon te ndalesh vjedhjen dhe ti cosh parate per paisje mjekesore, per shtim te stafit dhe kapaciteve mjekesore dhe per te ndihmuar qytetaret te blejne ilacet e shtrenjta antiCOVID.

Ora 20:30
Meta-Ramës: Rimburso qytetarët që mjekohen në shtëpi! A nuk ishe ti që premtove shëndetësi falas?

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Ai shkruan në Facebook se qytetarët e infektuar dhe viktimat me COVID po shtohen çdo ditë .

Ai i bën thirrje që të rimbursojë pacientët të cilët mjekohen në shtëpi. Meta i drejtohet me një pyetje duke i thënë se a nuk ishte Rama i cili premtoi shëndetësi falas.

Postimi i Facebook:

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t'i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona: 12/11/2020 12:19

    Ilir Meta ky kryehajdut e krymashtrues qe ka 30 vjet me gjithe fallxhoren qe filloi te jape leksione ne TV se nuk ka kovid,i ka ikur zeri Mona buces qe me infektimin e Tit Vasilit nje tjeter kryehajdut ordiner i LSI,paci mallkimin e ketij populli per 7 breza,monstra!

    Përgjigju
  • BENI: 12/11/2020 00:45

    O GAZ 52,,,o idiot ,,si e late shendetsine ju ,,,a ju kujtohet,,,pisa njerez te pafytyre....ptu.ptu....

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 11/11/2020 09:43

    O ilir kak meta me bllok në dor ti je hajdut kriminel e njeriu më i koruptuar në historin e Shqipris. Ti je si familje njeriu më i urryer i Shqiptarve. Po prit 25 prillin e do ta shofësh referendumin se si do tavjspin përgjigjen ty dhe partisbqenef wc publike pd. Do merni përgjigjen e merituar o pis i ndyr fshatar ordiner kok lop.

    Përgjigju
  • Tore B.: 11/11/2020 08:58

    O Gazi o vllajo a ke bo nonje b* the?

    Përgjigju
  • dulja: 11/11/2020 04:46

    Like dorzo florin ti dhe me ato para ribursohene shqiptaret

    Përgjigju
  • O tej: 10/11/2020 23:08

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
    • tosi: 11/11/2020 18:15

      Shkofte ne ferr pas Nafije dybekut te leshitlikes Kejdi Memuti dhembcakallja e leshelise

  • Endri: 10/11/2020 20:46

    Zhduku mer hajdut i qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Programi Albadapt për rreziqet ndaj klimës, 35 milionë euro nga qeveria gjermane! Kumbaro: Modernizim i infrastrukturës digjitale! Vengu: Të përfshijmë vullnetarët

Programi Albadapt për rreziqet ndaj klimës, 35 milionë euro nga qeveria gjermane! Kumbaro: Modernizim i infrastrukturës digjitale! Vengu: Të përfshijmë vullnetarët