Rama inspekton investimet në spitalin e Vlorës: Lentet e syve për të moshuarit janë falas, duhej muze për pajisjet skandaloze që ishin (VIDEO)

VLORË - Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë vizituar pasditen e kësaj të premteje spitalin e Vlorës, ku  investimet në infrastrukturë dhe mjekë të specializuar mundësojnë shumë shërbime që nuk ofroheshin më parë me kushte dhe standarde të kualifikuara.

Kryeministri Rama ka thënë se tashmë falë investimeve të bërë nga koncesionari pacientët nuk kanë më nevojë që të udhëtojnë drejt Tiranës dhe të paguajnë 700 dollarë për lentet e syve pasi tashmë shërbimi është në Vlorë dhe kryhet falas.

"Nuk kanë më nevojë të marrin rrugën drejt Tiranës të moshuarit që paguanin 700 dollarë më parë për lentet e syve, ata e kanë FALAS këtë shërbim në Vlorë. Pacientët me tumore nuk vijnë më në Tiranë për trajtimin, por e marrin shërbimin në Vlorë." tha Kryeministri.

Kryeministri është ndalur edhe tek ata persona që akuzojnë qeverinë për vjedhje me koncesionet duke thënë se këto janë të pavërteta.

"Nuk kemi bërë një muzeum të vogël si ishin dhe si janë bërë. Dëgjojnë në llafe rruge vjedhja PPP e kshu. Por të gjitha këto janë të financuara nga privati. Shteti merr shërbimin dhe paguan vit pas viti këto. Në fund janë të shtetit paisjet" tha Rama.

Ndërkohë Manastirliu ka thënë: "Infeksionet kanë qenë 30% dhe kanë rënë komplet. Nuk punonin veglat mbështilleshin me çarçaf"

Rama: Ka qenë krim kundër njerëzimit. I kemi pasur të  kohës Kinës akoma veglat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 31/01/2020 18:00

    Si është e mundur që të hy në mesin e pacientëve pa veshje mbrojtëse mask dhe doreza, ose është naiv (nuk besök) ose është nonshallant dhe i pa ndërgjegjshëm, kjo në perendim nuk mund të ndodhë !!!

    Përgjigju
  • Mondi itos: 31/01/2020 17:42

    Spitali ka ngelur qekurr e beri Cim Selami ndryshimi vetem ishte qe Besnik Elez klptyra vinte si qen prapa Rames qe te behet dhe njer drejtor dhe ti qi robt te vjedhi dhe leket e fashove dhe shiringave.Shkuuu fshatari mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë