Rama inspekton kopshtin në Kamëz dhe shkollën në Durrës: Godinat janë moderne si në Zvicër, duhet vetëm t'i mirëmbani tani (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme shkollën "Vëllezërit Haradinaj”, në Rrashbull të Durrësit, e cila është një nga 3 shkollat e ndërtura pas tërmetit para datës 26 nëntor dhe ka hapur dyert për 530 nxënësit që marrin dijet e tyre atje. Kjo shkollë është ndërtuar me kushte moderne, më e madhe dhe e përtej mësimit ka klasa edhe për parashkollorët dhe kopshtin për fëmijët. Rama vlerësoi punën e bërë aty, ndërsa shtoi se shkolla ka kushtet moderne të një shkolle që ndodhet edhe në Zvicër,me të vetmin ndryshim se shkollat tona janë më me shumë ngjyra. Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Shkolla ka 23 klasa, 4 laboratorë, një sall aktivitetesh, sistem ngrohje me kaldaje, si dhe një godinë me aksesueshmëri më vetë për ciklin parashkollor dhe kopshtin. Gjatë inspektimi Rama kërkoi nga nxënësi që ta mirëmbanin shkollën dhe të mësonin.

Më herët kryeministri inspektoi punimet edhe në kopshtin “Niko Hoxha” në Kamzë që pritet të hap dyert për 200 fëmijë, në qendër të lagjes së re ku do të ndërtohet edhe shkolla, qendra shëndetësore, plus pallatet me 270 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, për të cilat do të nisë në mes të dhjetorit puna me infrastrukturën e plotë nëntokësore e rrugore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinione: 24/11/2020 19:40

    Emrat e Shkollave duhet të jenë të Emrave të Mëdhenj,si Jeronim se Rada,Naum Bredhi Veqilharxhi, Vëllezërit Frashëri,e sa e sa Albanese të Piedestalin Kombëtare!

    Përgjigju
  • O Edi: 24/11/2020 17:46

    Je njish i pa pame plaste syri keq.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 24/11/2020 17:14

    Qani hallin Mziut,me Nokat & co.,ata s'dinë sa Para kanë..,fëmijët i çojnë në Oxford!Rama asht nr 1..Duhet mirë mbajtje,e Arnautët nuk e kanë në Kulturë!

    Përgjigju
  • M a r u i: 24/11/2020 16:47

    Imagjinoni kur ishte xhilol mutziu me titull profesor kur në kohën e merhumit Enver ishte me 7 klas shkoll. Erdhi bastardi salmut e xhilol mutziu na u bo prefesor. O e mjera Shqipri që të kan qit me kry në hi. Po duhesh që të vinte Edi Rama që tju bënte një shkoll të till se po të ishte hilol mutziu do bonit shkoll në stall. Ky pra është ndryshimi Edi Rama çun Tirone Artist , Sportist , Intdlektual. Kurse xhilol mutziu me 7 vjeçare pa abetare e hajdut e imoral. Krahasimin bëjeni vet o Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson