Rama inspekton rezonancën e re tek Neurokirurgjia në QSUT

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të parë rezonancën e re magnetike që përfaqëson teknologjinë më të fundit të ekzaminimit.

Sëmundjet neurologjike, siç janë epilepsitë, etj., me këtë teknologji ne do t’i dekriptojmë deri në fund. Ne jemi kapur nivelin në prag të researchit. Në spitalet universitare të Europës, kjo është e sotmja dhe e ardhmja. Kjo është realizuar me një kërkese që i kam bërë Kryeministrit para dy vitesh.

Mentor Petrela, mjek

Tashmë, ne kemi të gjitha aparaturat në mirëmbajtje, plus po investojmë edhe në aparatura të reja, që do të thotë ulim shpenzimet nga xhepi, pasi qytetarët ishin të detyruar të shkonin në spitale jopublike për të bërë ekzaminime, të cilat praktikisht janë rutinore, duhet të kryhen në spitalet tona.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Por ky investim nuk është i vetmi. Një rezonancë e re i është shtuar edhe Spitalit Rajonal të Elbasanit. “Ndërkohë, përveç rezonancës në QSUT, një investim i ri është edhe rezonanca në Elbasan. Për herë të parë instalohet, ka filluar, jemi  në 5 ekzaminimet e para, që do të thotë se shtrihet gama e aparaturave, d.m.th., nuk janë të detyruar të vijnë në QSUT, por ndërkohë përmes telemjekësisë mund të konsultohen me mjekët më të mirë, për të patur një eficencë më të lartë.”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm