TIRANË-Integrimin e Shqipërisë në BE mund të realizojë vetëm Partia Socialiste. Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama për shqiptarët, të cilin po e shpalos në çdo komunikim publik, duke u kërkuar që më 11 maj të votojnë për integrimin dhe të lënë pas tifozllëkun ndaj partive.
Në komunikimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, kreu i qeverisë thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është çështje ekzistenciale dhe se vendo ynë duhet të integrohet me patjetër, pasi nuk mund të rrijë vetëm si delja që e ha ujku.
“Fitorja i duhet Shqipërisë më 11 maj, më shumë se çdo individi, se më 11 maj është një votë gjeopolitike. Besoj e shikoni se ca situate komplekse është Europa, bota. Futja jonë në BE është një çështje ekzistenciale, nuk mund të rrime veç, nuk mund të rrimë jashtë. Nuk mund të jemi delja që e ha ujku, duhet të futemi aty. Aty e kemi vendin. Aty kanë dashur ta shohin Shqipërinë të parët tanë”, tha Rama.
![]()
Mandati i katërt, kryeministri thotë se duhet të jetë edhe më i thellë për PS, pasi nuk duhet të ketë asnjë lëkundje për procesin e integrimit. Deri në 2027, shefi i qeverisë shprehet se do mbyllet procesi i negociatave dhe më pas, thekson se nuk ka rëndësi se kush do jetë kryeministri i parë që do ulet në tryezën e familjes së BE krah emrit ‘Albania’. Edhe nëse s’do jetë vetë Rama, ai thekson se beson se do jetë një kryeministër socialist, mbase edhe një grua socialiste që do të udhëheqë Shqipërinë.
“S’duhet të kemi asnjë luhatje. Këtu nuk është çështje a do të fitojë PS artimetikisht. Nuk diskutohet, por çështja është që PS të marrë një mandat të fortë që mos të ketë asnjë luhatje. Pastaj s’jam unë në 2029, kemi kry punë ne. Ratifikimi merr një 2-vjeçar, unë besoj se do bëhet edhe më shpejt, por kemi kry punë ne. A jam unë që shkoj atje dhe ulem për herë të parë tek ajo Albania, apo është dikush tjetër, nuk ka pikë rëndësie, por do ta vë atë Albania aty. Do ta marr përdore kushdo të jetë, besoj do jetë socialist, mund të jetë edhe socialiste. Por do e marr për dore dhe do u them vazhdoni ju gjenerata e TikTok drejtoni Shqipërinë”, tha Rama.
Rama flet edhe për lehtësitë që u jep qytetarëve shqiptarë një pasaportë europiane.
“Jetojmë në një botë të re, nuk jemi në bunkerin e Enver Hoxhës. Duhet të jemi dhe do jemi pjesë e Europës. Me hyrjen në BE ne bëhemi qytetarë të një Shqipërie që është e madhe sa BE. Sot për sot lëvizim pa viza, por kur shkojmë në një pikë doganore na thonë dilni pak, hape pak krahun, futu te korridori tjetër dhe del ai polici që të sheh pasaportën. Fillon pyetjet, ku po shkon, kush të ka ftuar, sa lekë ke me vete, po kur do ikësh. Ti s’ke hy akoma, po ai thotë kur do ikësh. Dhe kush do të rrijë kërkon azil ose rri si ilegal dhe punon në të zezë. Ndërsa kur prindërit duan të çojnë fëmijët studentë, ata janë studentë të huaj me kuota të veçanta dhe me tarifa të tjera më të shtrenjta”, theksoi Rama.
Në komunikimin online me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama nuk la pa thumbuar as Sali Berishën dhe koalicionin e tij.
"Unë s’i përgjigjem PD, nuk di ku është PD. Unë flas për kënetën. Aleanca për madhështore. Jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi, që posedon të vetmen gjë madhështore në atë aleancë, mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe jam ndjerë keq që kam parë Selami Jenishehrin që ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij", tha Rama.
Zgjedhjet më 11 maj, Rama i konsideron të një rëndësie të veçantë gjeopolitike, që do të ndajnë përfundimisht Shqipërinë nga një periudhë tranzicioni, për ta çuar drejt Bashkimit Evropian.
Pyetjet e fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’ kishin të bënin me investimet nëpër qytete dhe pretendimet e një komentuesi për braktisjen e fshatrave nga të rinjtë.
“Për Lezhën po vijohet me investimet e projektet, kemi filluar edhe me Milot-Balldrenin, kemi përfunduar kontratat. Edhe nën hyqmin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu, po bëhet bregdeti i Lezhës, do të jetë si bregdeti i Spanjës, siç e ka thënë edhe Ndreu atje. Kaq mund të them për Lezhën”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kurse për problematikën e furnizimit me ujë në Sarandë ai u shpreh se “për ujësjellësin e Sarandës po investohemi”.
Një ndjekës vinte në dukje braktisjen e fshatrave nga të rinjtë, por Rama iu përgjigj:
“Filloje nga Europa, ku do ti? Në Spanjë, Itali, Gjermani, ku do? Shko dhe numëro pleq dhe të rinj! Se e bëtë fenomenin që është i kudondodhur, na e bëni vetëm tonin. Hajde me mua të shkojmë e të shohim, në Roskovec, Sarandë, Xarrë, Mursi, fushat e Korçës, zonat ku ka prodhim, e të shohësh ti a janë pleq ata që punojnë apo të rinj. Hajde të shkojmë në Malësi të Madhe, ose në Tropojë ku merren me mbledhjen e paketimin e gështenjave”, vijoi kreu i mazhorancës.
Rama vijoi se edhe për Fierin po bëheshin investime, kryesisht për infrasktrukturën rrugore bregdetare, duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi në rrjetin social.
“Për Fierin do bëhet më e mira. Kemi filluar infrastrukturën për ta nxjerrë në det, që ta marrin vesh të gjithë, se fierakët e dinë, që edhe Fieri ka det”, tha ai.
Dhe në fund e mbylli me nivelin e pagave.
“Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro dhe do ngrihet më shumë. Tani po ju lë se punë të tjera më parein e ju presin”, e mbylli Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i vetmi lider shqiptar që ka udhëheqësit e Bashkimit Europian në celularin e vet.
Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku tha se kjo është një histori për libra dhe nuk mund të tregohet për sa kohë ai është në detyrë.
Sipas Ramës, për shkak të këtyre raporteve personale, raporteve institucionale dhe raporteve ndërqeveritare të krijuara gjatë qeverisjes së tij me BE-në, PS duhet të marrë një mandate të fortë në 11 maj, për ta çuar para procesin e integrimit.
“Interesi i Shqipërisë është para tifozllëkut partiak. Edi Rama është sot kryeministër dhe unë e PS e garantojmë që mbyllim negociatat dhe hyjmë në BE, për të gjitha nivelet që kemi arritur të kemi në raportin me Europën. Që nga nivelet shtetërore, te nivelet qeveritare, tek ato institucionale dhe personale. Nuk ka pasur asnjë udhëheqës Shqipëria që udhëheqësit e tjerë të Europës t’i ketë në celularin e vet. Por kjo është një histori për libra, nuk është histori për t’u treguar sot që unë jam në detyrë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një prej pyetjeve që kishte të bënte me ushtrinë dhe industrinë ushtarake, teksa kritikohej se nuk kishim mbrojtje të vendit.
Kreu i qeverisë e mohoi duke bërë me dije se tani po punohet edhe për industrinë ushtarake prodhuese në të ardhmen.
“Ne po punojmë dhe ndërtojmë partneritetet për një industri të re ushtarake, sepse kjo është koha ditët e sotme, e brenda mandatit të katërt do kemi bazë të prodhimit në Shqipëri, për mjete, automjete, armatime dhe dronë. Do ta kemi bazën në Shqipëri”, tha ai.
Një tjetër komentues i vuri në dukje listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Vlorës, të cilin kryeministri i tha se në vend që të zgjidhte bufin e kënetës, duhet të votonte PS-në për të ardhmen europiane dhe listën gjithpërfshirëse.
“A e di që edhe në Vlorë ke një kryetar një buf kënete. Lista jonë në Vlorë është gjithpërfshirëse, kryetari i partisë është një djal i mirë dhe i talentuar. Ka të majtë në breza, ke dhe nga ata që vijnë nga e djathta, se edhe ata janë vlonjatë, patjetër do ketë hapësirë nëse vijnë e trokasin, sepse duan të jenë me ne. Edhe në skuadër futbollit ka lojtarë që vijnë nga skuadra të tjera. Bota kështu është, bota shqiptare është e hapur për Shqipërinë, për të dhënë kontribut. Kështu që Gjergj Aranit Komeni ti duhet të votosh PS-në, zgjidh 5-ën, vëre kryqin aty Edi Rama”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës, duke iu referuar si ‘koalicioni i kënetës madhështore’. Në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, kryeministri u shpreh se Kujtim Gjuzin e kanë lënë mënjanë ndërsa Selami Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda.
“Unë s’i përgjigjem PD, nuk di ku është PD. Unë flas për kënetën. Aleanca për madhështore. Jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi, që posedon të vetmen gjë madhështore në atë aleancë, mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe jam ndjerë keq që kam parë Selami Jenishehrin që ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij.”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës, ‘këneta’ do të marrë fund në momentin që vendi do të hyjë në BE.
“Si të mos i përmendim se me këta po garojnë. I japin qepur Shqipërisë që nga 1912, ndryshojnë vetëm fytyrën, emrin dhe temat por është e njëjta kënetë, e njëjta specie që e përndjek Shqipërinë dhe me të cilën do të mbyllet filmi në momentin që do të hyjmë në BE.”, tha Rama.
Më 11 maj, kryeministri Edi Rama thotë se PS duhet të marrë një mandat edhe më të thellë me qëllim që mos të luhatet procesi i integrimit në BE. Mandati i katërt, thotë Rama, është esencial, sepse pikërisht në këtë mandat mbyllet procesi i negociatave dhe më pas thotë në 2029 thjesht ‘ratifikohet’ integrimi në familjen e madhe europiane.
Rama tha me ndjekësit në rrjetet sociale, se s’ka pikë rëndësi se kush do jetë i pari që do ulet tek emri ‘Albania’ në BE, edhe pse tha se beson se do jetë socialit ose socialiste. Me batuta kreu i qeverisë thotë se kushdo që të jetë do e marrë përdore dhe do e ulë atje dhe di i thotë “vazhdoni ju brezi i TikTok udhëhiqni Shqipërinë”.
“Kur në bëmë këshillimin e gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, 95% prej tyre thanë të mbyllet. Patjetër që 95% e prindërve dhe mësuesve nuk janë socialistë. Një pjesë e mirë e tyre nuk votojnë për ne, një pjesë e tyre janë akoma nën efektin e kënetës, por kur erdhi puna te fëmijët nuk pyetën fare. Interesin e fëmijëve e vunë para tifollëzkut partiak. Ky është 11 maji, interesi i Shqipërisë është para tifozllëkut partiak. Nuk ka pikë rëndësi, më pëlqen apo jo Rama, unë dhe PS ta garantojmë që mbyllim negociatat për të gjitha llojet e niveleve që kemi pasur në raport me Europën. Nuk ka pasur asnjë udhëheqës Shqipëria që udhëheqësit e Europës t’i këtë në celularin e vet. Kjo është histori për libra, jo për t’u treguar sa kohë jam unë në detyrë. Pse e them këtë? Se s’duhet të kemi asnjë luhatje. Këtu nuk është çështje a do të fitojë PS artimetikisht. Nuk diskutohet, por çështja është që PS të marrë një mandat të fortë që mos të ketë asnjë luhatje. Pastaj s’jam unë në 2029, kemi kry punë ne. Ratifikimi merr një 2-vjeçar, unë besoj se do bëhet edhe më shpejt, por kemi kry punë ne. A jam unë që shkoj atje dhe ulem për herë të parë tek ajo Albania, apo është dikush tjetër, nuk ka pikë rëndësie, por do ta vë atë Albania aty. Do ta marr përdore kushdo të jetë, besoj do jetë socialist, mund të jetë edhe socialiste. Por do e marr për dore dhe do u them vazhdoni ju gjenerata e TikTok drejtoni Shqipërinë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që e cilësonte mbylljen e TikTok një çmenduri. Rama u shpreh se mbyllja e rrjetit social është gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet, derisa kompania të hartojë planin që do të mundësojë sigurinë e fëmijëve.
Më tej kryeministri shprehet se nuk duhet të dëgjojë Berishën, por të kontribuojë që të thajnë kënetën.
Komentuesi: Edhe ti pasqyrove që nuk je njeri i mirë që na mbylle TikTok dhe do na lësh pa argëtim. Stopoje këtë çmenduri se do të hysh në histori si kryeministri i censurës në rrjete sociale. Na lër rehat dhe dil nga jeta jonë.
Rama: Nuk është çmenduri por gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet dhe ajo që ne po bëjmë. Nuk është se e kemi mbyllur TikTok njëherë e mirë por po e mbylli. Ditë për ditë po ngushtohet. Me kompaninë po punojmë dhe po presim një plan për filtrat që do të vendosë për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmin, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën dhe argëtimin. Mos dëgjo bufin se do të hysh në histori kështu e ashtu, ai e ka kryer me histori. Le të rrotullohet nga të dojë në histori, e ka vendosur veten në një piedestal me kallama. Mos shko pas bufit se të ha. Po kontribuo që të thajmë kënetën.
Kryeministri Edi Rama ironion përsëri kreun e Demokratëve Euroatlantikë, ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Ai mori shkak nga një pyetje e bërë prej ndjekësve në rrjetin social, duke iu përgjigjur në “Sy m’sy” ditën e sotme. Rama tha që ta linin Lulin rëhat se tani i kishte dalë gjumi dhe po bën xhiro me makinë, madje këndon.
“Luli nuk po fle më, Luli është zgjuar, është aktiv tani dhe nuk po fle, bën xhiro me makinë dhe këndon. I kam thënë të marrë e ndonjë pasagjer, mos të rrotullohet vetëm, më ka prezantuar tani edhe me Unikkatilin. Lereni lulin se nuk ka faj, mos e ngacmoni, s’ka faj se bufi po ia ha demokratët rrugëve, lereni tani, jdhe tani ka shkuar te euroatlantikët”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, tha se shqiptarët duhet të bëhen së bashku për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë tha se qytetarët në zgjedhjet e 11 Majit duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë.
“Nuk ka rëndësi se kur më mbaron mandati, por rëndësi që të mbyllen negociatat në 2027. Në 11 Maj të gjithë duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë. 1 mijë vetë që janë sot tani që flasim punojnë për negociatat. Janë 40 skuadra në të gjithë rrafshin e punëve të shtetit. Ata duhet të garantojnë që negociatat mbyllen në 2027 dhe ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë, si qeveri, parlament si institucionet e pavarura. Kur të mbyllen negociatat në 2027, më pas komisioni i dorëzon 27 vendeve raportin që Shqipëria mbylli negociatat dhe për ne është shtet i ri i BE. Dhe 27 parlamentet do të ngrenë dorën dhe pranojnë Shqipërinë. Flasim për historinë sot, jo sa bëjnë 7x7. Historinë më 11 Maj çdo shqiptar mund të japë një dorë që ta shkruajmë së bashku. PS është thjesht forca e duhur në vendin dhe në kohën e duhur.”, u shpreh kryeministri.
Një prej komentuesve i ankohej kryeministrit me komentin online se nuk kishte ujë, bukë, drita, ilaçe dhe se qeveria nuk kishte realizuar asnjë premtim.
Kreu i qeverisë iu përgjigj duke lexuar shifra për çdo ankesë dhe mohuar këto problematika. Rama tha se populli shqiptar nuk gabon, por “të jep ujë në bisht të lugës”.
“Nuk ke kuptuar asgjë, më vjen shumë keq për ty. Ky popull nuk gabon, të jep ujë në bisht të lugës, i merr të keqen çdo individ që e përflet dhe flet ashtu siç thua ti. S’kemi ujë, vërtetë? Nuk kemi pasur, ishin vetëm 4 zona urbane, s’ka pasur ujë 24 orë kurrë, asnjëherë kur e morëm ne pushtetin, sot 43 zona urbane me ujë 24 orë dhe 98 rurale, e 11 kantiere dhe do shkojnë në 54 zona urbane dhe pastaj mungojnë vetëm pak, shumë pak ku pjesa e banuar dhe populluar e Shqipërisë do ketë 24 orë ujë.
Nuk kemi drita? Unë them je gabim, gabim fare, mbase ke ikur atëhere kur rrugëve kishte gjeneratorë, kur s’ishim ne, humbje në ndonjë gropë rrugës dhe nuk ktheheshe natën në shtëpi. S’kemi ilace? Po shikoja shifrat pensionistë të rimbursuar me ilaçet. Mesatarisht i kemi 30% të lira ilaçet. Përsa i përket bukës aty ndahemi bashkë dhe s’kemi çfarë themi më”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim në rubrikën e tij “Sy m’sy” më ndjekësit virtualë në rrjetin social, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe problematikave të ngritura.
Kryefjala ishte pikërisht anëtarësimi në BE si mundësi e artë që i ka ardhur vendit aktualisht, teksa kreu i mazhorancës kërkoi votën më 11 maj pikërisht për këtë projekt që prej dekadash kanë qenë ëndrra e shqiptarëve.
Rama e quajti “votë gjeopolitike” 11 majin, duke e perifrazuar me një historik të kohës së Skënderbeut, Rilindjes dhe Luftës së Dytë Botërore, kur kishte Europë por nuk kishte BE.
“Më 11 maj është një votë gjeopolitike, e shikoni se çfarë situate komplekse është Europa dhe Bota dhe futja në atë familje evropiane është çështje ezistenciale, s’mund të rrimë jashtë, s’mund të jemi delja që e ha ujku, aty duhet të rrimë, aty e kemi vendin, aty kanë dashur ta shohin të parët tanë që në kohën e Skënderbeut kur s’kishte BE por kishte Europë, në kohën e Rilindasve kur s’kishte BE, por kishte Europë kur Naim Frashëri thoshte dielli lind në Perëndim, kur mbaroi lufta botërore Europa ishte aty, por s’kishte BE, edhe kur ra komunizmi Europa ishte aty dhe e kërkuam. Ndaj më 11 maj të votojmë për hyrjen në Bashkimin Evropian, ka arsye politike por ka dhe arsye personale”, tha Rama.
Komente


Eshte bo i aksident i madh me 4 te rinj te vdekur (Qofshin te xhenetit) ky del cdo dite live na flet sy nsy dhe na ben replika me ate tjetrin me video , jo bufi jo filani. o Shoku ve icik rregull me kto kamionat dhe betonieret se na myten fare sdim si te ecim se na kan blloku cdo rrug, pluhur ne rrug, gura qe na bien neper xhama sdim si te ecim se as parakalim sna e mban se duhet me kalu 5 kamiona ca jan gjith kto ndertime 24ore tonazh i lart ne rruge o diku
PërgjigjuSa me shume beton or teeeejjjjj