Kryeministri Edi Rama iu drejtua me ironi opozitës gjatë debatit në Kuvend për pagat e magjistratëve, duke i thënë se sa më shumë t’i marrë shqiptarët për budallenj, aq më shumë do të ndëshkohet prej tyre në zgjedhje.
"Churchill thoshte se hajvani nuk ndryshon as mendje dhe as argument. Ai njeri nuk ka marrë asnjë lekë e nuk do marrë. Fondi është një fond i ngrirë, deri në fund të procesit. Ai që u kthye hero, që u bë i tillë duke bërë heronj plehrat, ndërsa sot nuk ka marrë asnjë lekë e ne jemi në disa procese. S
Sa më shumë ti merrni për budallenj shqiptarët aq më shumë do e merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje. Une do flas edhe për atë (pagat) por me pare po ju dëgjoj mendimet e ndritura të mendimit juridik të parlamentit pastaj do flas si piktor i rëndomtë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama përplaset me opozitën në Kuvend: Francesco Becchetti ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, po hetohet nga SPAK! Paratë e ngrira do të kthehen në arkën e shtetit (VIDEO)





