Rama jep 3 masat e rëndësishme: Nuk lejohen grumbullime, burg bizneseve në shkelje dhe penalizime për qytetarët që shkelin rregullat

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tolerohen më asnjë biznese që nuk respekton protokollin e sigurisë dhe përveç gjobave do të aplikohet dhe heqja e lirisë, pasi nuk mund të lejohet cenimi i jetës së qytetarëve. Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet dhe do të penalizohen dhe qytetarët në rrugë nëse nuk respketojnë distancimin social.

"Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe ministren e Shëndetësisë, të gjitha këto ditë, po ju bëj me dije sa më poshtë:

E para, nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë, asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes nuk ka qenë kurrë e diskutuar por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë, nuk do të lejohen më.

Policia e shtetit duhet e do të bëjë detyrën, pa bërë më asnjë dallim, kudo qoftë e ndaj kujtdo qoftë në çdo kilometër katror të Republikës së Shqipërisë e kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë do të penalizohet drejtpërdrejtë, individualisht.

E dyta, bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë, nuk do të tolerohen më dhe u kujtoj të gjithë atyre që kanë një biznes, më vjen keq por duhet t’jua kujtoj, se përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e njerëzve të cilëve u shërbejnë.

E treta, vetë qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, pa kufizime, pa larg qoftë autorizime të asnjë lloji por ama, edhe ata do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike.

Motra dhe vëllezër, të më ndjeni 1000 herë por kështu jo, kështu nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjegjshmërinë e indiferencës ndaj rregullave, për t’ia dalë mbanë deri në fund kësaj lufte, më të moshuarit e më të dobëtit fizikisht mes nesh. Kush thotë akoma çfarë është kjo luloftë, nuk ka luftë. Çfarë është ky armik, nuk ka armik. Çfarë është ky virus, nuk ka virus, nuk e ka ditur asnjëherë çfarë flet por sot kur të gjithë po e shohim se si po rriten numrat dhe se si po rishfaqet madje përmes numrave më kërcënues se sa dukej më parë, rreziku që është i njëjti në fakt i një skenari katastrofik, duhet minimalisht të heshtë e të zbatojë rregullat si gjithë të tjerët." tha Rama


Lajmi kryesor:

Rritja alarmante e të infektuarve, Rama: Asnjë grumbullim (as politik), burg bizneseve në shkelje, penalizim qytetarëve që kapen pa distancim


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në

Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në