Pasnesër mbërrijnë 38400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca, përmes mekanizmit COVAX. 

Lajmin e mirë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ku thekson se me ardhjen e 38400 dozave do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesëve.

“Lajm i mirë pasnesër mbërrijnë 38400 dozat e para të vaksinës astrazeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.

Gjatë një interviste për Report Tv ditën e sotme, ministrja e Arsimit Evis Kushi, theksoi se shumë shpejt do të nisë vaksinimi për afro 30 mijë mësues. Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 21,613 vaksinime në vendin tonë. Muaji mars ka shënuar ulje të shifrave me COVID, ndërsa sot janë regjistruar 631 raste të reja dhe 17 humbje jete.