Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili i kërkon të dorëhiqet, por jo për të njëjtat arsye që protestuesit paraqesin prej 26 ditësh para godinës së qeverisë. Qytetari i shkruan se “qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë.”
Më tej, në kërkesat e tij, ai i thotë “të dorëhiqet” duke renditur si arsye ato që kryeministri Rama shpesh i paraqet si arritje: shifrat e turizmit, rritja e pagave, hapja e negociatave, investimet e ndryshme, rritja e nivelit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare etj.
Në fund, qytetari i kërkon të dorëhiqet në 2030.
“Mirëmëngjes
dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë
Manifesti i (s) dorëheqjes
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si 'Millennials' me shpresën që "Gen Z" nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu...në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri”, përfundon postimi.
Komente









Ky eshte katandisur me keq se Saliu ne maj 1996, 1997 e 1998. - ... eshte katandisur edhe me keq se ish-sigurimsat e vrimave te celsit, e kerkon cdo sekonde qe cdokujt qe eshte ngritur kunder keqqeverisjes se tij, korrupsionit galopant me fisha 50 milion-euroshe e koncesione ne guackat off-shore, e pushtetit te tij ne bashkepunim me Sali e Shkelzen Berishen, edhe po te mos i gjenden, iu duhet me cdo kusht sajuar njolla ne biografi e gjoja zbuluar 'skelete neper dollape' - - - - - Kur do te besh ndonje pune qe te mos vidhet e grabitet Buxheti i Shtetit ? - - - me gjoja rruget, - - - me gjoja urat, - - - me gjoja sigurine kibernetike, - - - me gjoja investimet strategjike, - - - gjoja ujesjellesat, - - - me gjoja furnizim me uje 24 ore ne 24, - - - me gjoja furnizim me uje te pijshem ne rubinetat e shtepive, - - - me gjoja kanalizimet, - - - me gjoja inceneratoret, - - - me gjoja pastrimet e higjenizimet urbane, - - - me gjoja pyjet orbitale, - - - me gjoja masat e mjetet kunder zjarreve, - - - me gjoja rritjen e pagave e te pensioneve, - - - me gjoja shendetsine falas, - - - me gjoja medikamentet e kontrolluara e te garantuara, - - - me gjoja produktet ushqimore te kontrolluara e te garantuara, - - - me gjoja investimet per pune e punesim, - - - me gjoja investimet per shkollen dhe rritjen e cilesise se punes se saj, - - - me gjoja mbrojtjen e profesioneve e te profesionisteve, - - - ME GJOJA BERJEN SHTET / ne fakt CDO DITE E ME SHUME KA NDODHUR E KUNDERTA. - - - - - kur do t'ua ndalosh hyrjen ne zyrat Kryeministrise, e/o takimet ¨e rastesishme¨ me ty, neper resortet super-lluksoze, personazheve te krimit, mafies e trafiqeve? - - - - - etj., - - - - - etj., - - - - - etj.,
PërgjigjuE hangri dreqi karvanin
PërgjigjuPO MORE PO
Përgjigju