Rama: Jozefina ishte turiste 
me kosto dhe brenda vendit 

Kryeministri, Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend u është përgjigjur akuzave të opozitës për shpenëzime maramendëse në udhëtimet e tij jashtë vendit. Duke krahasur shpenzimet e bërë prej tij me ato të Sali Berishës, Rama tha se ish-kryeminisrin s’mund të akuzohet për shpenzime të papërmbajtura.

Por, në këtë pikë Rama akuzoi për shpenzime të paimagjinueshme ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryeministri tha se në tetë vite Topalli ka shpenzuar mbi 200 mijë dollarë për udhëtime jashtë vendit dhe 160 mijë dollarë për shpenzime për udhëtimet brenda vendit.

“Paraardhësi im ka pasur shumë mëkate dhe ka bërë shumë të pabëra, por as ka qenë dhe as mund të themi sot mund të konsiderohet një turist i dalluar. Ka qenë një person besoj, i përmbajtur në shpenzimet për udhëtime jashtë vendit dhe besoj dhe në numër udhëtimesh. Dhe unë kam këtu një tabelë me shifra që ka nga viti 2007 deri në vitin 2014 të shpenzimeve “turistike” të institucionit të kryeministrit. 2014 shifra më e ulët historike që është dhe orkestrusi i madh i të gjithë këtyre. Për turist, turist keni pas dikë tjetër”, tha Rama.

“Kryetarja e Kuvendin, e cila në 8 vite i ka ksuhtaur taksapaguesve 180 mijë euro dhe 15 mijë dollarë vetëm për të njëjtat shpenzime. Pra një kosto e madhe. Ka qenë një turiste me kost 160 mijë dollarë brenda vendit. Vetëm makinat e saj kanë konsumuar 1256 mijë litra karburant. Duke llogaritur që ka pasur 4 makina, i bie që çdo ditë kanë harxhuar nga 120 litra karburant. I bie që ka bërë 160 km në ditë brenda vendit”, deklaroi kryeministri.

Debati

Rama: Gjejini punë opozitës, se e keni lënë pa punë. Kjo nuk ëshë puna e opozitës, kjo është një punë që nuk meriton jo respekt , por as neveri, por vetëm mëshirë.
Raporti i gënjeshtrës me të vërtetën është 99% me 1%. Nuk do të funksionojë përsëri do merrni atë që morën në 2013 dhe atë që morët në 2015.
Por duke lënë shqipërinë pa opozitë ju e bëni më të vështirë punën tonë. Ka shumë gjëra për të cilët mund të bëhet një debat i vëretë.
Ka shumë gjera përtë cilat ne mund të kritikohemi për gjërë aqë nuk duhen siç duhet apo që mund tëbëhen më mirë.
Por, është e kotë, sepse ju skeni as lidership, ju skene as skuadër, as program, mbi të gjitha skeni asnjë brerje ndërgjegjejej për faktin se ccdo ditë gënjeni.
Sa për premtimet lëreni shqiptarët të gjykojnë se për premtimet nuk u jap llogari juve, llogarinë e kemi me zgjedhësit. Është ccudi e madhe me ju sepse ju flisni sikur zgjedhejt janë bërë 4 vite më parë.

Topalli: Kryeministri turist që në 365 ditë 162 i ka jashtë shteti ka një sëmundje dhe sëmujdja e tij është sëmundja e sukseseve imagjinare. Tashi meqënëse gënjeu që ka qenë dhe në meshën e parë në Shkodër, ky gënjen për çdo gjë. Çdo gjë që tha për kryetaren e Kuvendit ishin gënjeshtra.
Sa ditë rri jashtë për çdo dalje? Sa ditëshe i ke vizitat jashtë shteti? Për çfarë ke shkuar? I ke pothuaj zero vizitat me ftesë të homologëve. Vetëm ti e Bamir Topi në fund të çdo fundjave shkoni në Itali. Vetëm brenda një muaji ke shkuar 5 herë.

Balla: 120 milionë vetëm për karburan. Mbahet mend se për makinë me benzinë harxhonte dhe naftë.560 mijë litra benzinë dhe 72 mijë litra naftë. Aq ka harxhuar kjo zonja, por keni shumë të drejtë këtu e kemi fajin ne nuk keni faj ju. Se nuk kemi çua para drejtësisë hajdurëinrë e kësja zonje. Këtu e kemi ne fajin për të tjerat flasim.

Topalli: Sa lek e ke një emërim ti z, Taulant?

Paloka: Të krahasohet me Berishën ndërkohë që të shkoje me Berishën në delegacion brenda ditës mbaroje vizitën zyrtare. Ka hapur 5 ekspozita personale. 5 udhëtime vetëm për ekspozitat e tij me paratë e kujt? Thash se do vijnë vezët dhe e mori vezën. Po të vazhdojë në këtë rrugë shqiptarët do ta bëjnë omblet.
Rama mund të bëhet si Shakazhvili dhe mund të bredhi nëpër Evropë. Nuk mund të bridhte si më përpara se të behej ministër ku zhyste kokën në tasin e makaronve se tani bredh me taksat e shqiptarëve.
Kur të vijmë ne nuk do të keni mundësi të qeshni më, do tëjepni llogari për çdo qindrakë dhe një më një për çdo shkelje.
Ai që keni kryeministër do të iki dhe llogarinë do e jipni ju. Shqiparë do jua shprehin dashunëm ashtu sic dijën kur shpërhthejnë.

Shpenzime në vite (në euro dhe dollarë) të kryeministrave:
Viti Shpenzime në euro Shpenzime në dollarë
2007 16,669 20,735
2008 14,265 8,536
2009 20,850 25,734
2010 13,982 9,386
2012 19,760 21,078
2014 11,745 498
 


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Si të arrini planet në Vitin e Ri

Si të arrini planet në Vitin e Ri