Rama: Ka shumë që përpiqen ta zbehin ambicien e Shqipërisë, ja çfarë përfitojnë shqiptarët me pasaportën e BE-së

 

Kryeministri i ka shpjeguar të rinjve përfitimet me pasaportën europiane, benefitet në udhëtime, qëndrim, leje pune, shërbime sigurimi dhe shëndetësore.

Edi Rama, teksa fliste para kandidatëve për qarkun e Lezhës, kundërshtoi edhe ata që kritikonin se BE nuk ka pasaportë, duke shpjeguar se ky dokument simbolik përkthehet në përfitime kur Shqipëria bëhet anëtare e BE-së dhe që janë personifikim i kësaj pasaporte, pavarësisht se në cilin vend je.

“Ka shumë që përpiqen që ta zbehin këtë ambicie për Shqipërinë në BE. Kjo është e kotë se nuk është me ngut se ne e kemi pasapoprtën nuk kemi nevojë për atë europiane. Por ne nuk mund të ndalojmë dot askund, ne shkojmë dhe nuk kthehemi. Secili nga ju e ka kaluar të paktën njëherë kufirin europian dhe shihni se ka dy kategori qytetarësh, ka një tabelë me kurorën e yjeve ku kalojnë ata të vendeve të BE-së, me pasaportën europiane, në krahun tjetër të tjerët. Dhe atje është polici që të pyet për të gjitha e në fund se kur do ikësh. Pasaporta jonë presupozon pa qëndrim, duhet të ikësh, kurse ajo europiane nuk të ndalon askush, pavarësisht se ku je, brenda perimetrit, sikurse je në Shqpëri, Francë, Poloni, apo sikur je në qytete shqiptare. Kurse tani ose shkon për punë, ose të rrijë ilegal, në të zezë, të bëjë ca punë dhe të urojë mos ta kapin, të bëjë ca punë e të kthehet. Ose kur kërkon patjetër t’ia dali, bie pre e rrjeteve kriminale. Kështu që pasaporta e BE-së është një projekt i madh. Jo vetëm kaq, por kjo pasaportë është edhe për studimet në Europë. Pra një student polak që shkon në Spanjë është njësoj si ai spanjolli, me të njëjtat të drejta, sikurse nga Lezha të studiosh në Tiranë. Ata nuk i ndajnë studentët në spanjollë dhe të tjerë, italianë e të huaj, ata i ndajnë të BE-së dhe nga jashtë BE-së. Do kërkosh një punë, tjetra, është njëlloj sikurse do e kërkoje në Shqipëri, apo sikur do qëndroje në Shqipëri, apo nëse ke leje pune. Të gjitha këto ndryshojnë, janë pasaportë e BE-së. E kemi dhe në anglisht nga pasaportë shqiptare në pasaportë europiane”, tha kryeministri.

Por jo vetëm kaq, ai shpjegoi edhe përfitimet shëndetësore, nëse një qytetar shqiptar do të ndihet keq aty ku ndodhet apo nëse ka nevojë për të kryer kontrolle, analiza dhe ndërhyrje mjekësore.

“Në rast se do shkosh për vizitë te mjeku, duke qenë se shkon pa vizë, e ke të vështirë për faktin se është shumë shtrenjtë. Se nuk je pjesë e sigurimeve të BE-së. Në momentin që vendi bëhet anëtar i BE-së dhe pasaportën e BE-së merr e një kartë të sigurimeve shëndetësore të BE-së, ku në çdo lloj vendi të BE-së apo derë, ke të njëjtat benefite me qytetarët e atij vendi. Këto janë aspektet drejtpërdrejtë personale të këtij anëtarësimi”, shpjegoi kreu i mazhorancës.


Lajmi kryesor:

Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli