Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës

Brenda muajit qershor aplikimet për Kadastrën do të bëhen online. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderues me qytetarët e Fierit. Duke folur për rezultatin në zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama tha se besimi që qytetarët i kanë dhënë PS-së nuk do jetë me kohë të pakufizuar.

Ai tha e cilësoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si ‘turpin e qeverisjes së PS’ dhe tha se qytetarët nuk do të kenë nevojë të shkojnë në zyrat e institucionit pasi çdo shërbim do të mund ta marrin online.

“Unë mendoj se ata që na kanë votuar, nuk mund të presin edhe 10 vite të tjera për të mos pasur më andralla me Kadastrën, në marrjen e titullit të pronësisë, apo pamundësi në regjistrimin e tokës së tyre. Edhe pse në një pjesë të madhe të shërbimeve kemi bërë një revolucion duke i hequr rradhët dhe zyrat  Kadastra është portreti i turpit tonë. Kjo është e vërteta dhe nëse nuk ia themi të tjerëve duket sikur jemi pajtuar me këtë të vërtetë. Por nuk mund të pajtohemi kurrë.

Duhet të përmbysim dhe jemi afër, të përmbysim rendin që mbizotëron në Kadastër. Njësoj siç kemi vepruar me shumë shërbime të tjera, po ashtu duhet të veprojmë. Duhet ti mbyllim dyert e kadastrave dhe shume shpejt do ta bëjmë këtë gjë.

Nuk duhet të ketë nevojë që qytetarët të shkojnë në dyert e Kadastrave. Duhet të mjaftojë aplikimi online dhe ta marrin po online shërbimin që duan. Besoj se brenda muajit ku jemi do të bëjmë prezantimin e këtij transformimi për t’ua hequr njerëzve përfundimisht këtë barrë të tmerrshme”-tha Rama.

Sa i takon arrestimit të sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro e cila u la në burg për korrupsion, Rama iu drejtua socialistëve duke u bërë thirrje që mos të lënë që një 'dru i shtrembër t'u cënojë krenarinë. 

“E di që është më e lehtë, ta thuash se ta bësh, por mos lejoni që një dru i shtrembër, që ndeshni rrugës dhe që dalin mes nesh t’jua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”, shtoi kreu i ekzekutivit.

Ndërsa më vonë në kuadër të turit të falenderimeve, Rama u ndal edhe në Lushnjë ku falënderoi të gjithë votuesit, madje edhe qytetarët që zgjodhën të mos dalin në votime, pasi sipas tij  nuk pranuan të votonin për alterativën tjetër që do të kthente vendin në hijet e së shkuarës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’ju cënojë krenarinë për PS

 

Ditën e sotme, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisëe, Joana Duro u la në burg për korrupsion dhe për këtë Rama ka pasur një mesazh ndaj socialistëve.

Ai u drejtua anëtarëve të PS duke u thënë se nuk duhet të demoralizohen dhe se nuk duhet t’u cënohet krenaria nga ndonjë ‘dru i shtrembër’ brenda partisë.

“E pamundur që juve t’ua kthesh atë që ju jepni për PS, në hatër të njërit apo tjetrit që marrin një karrige dhe duken sikur zgjaten, edhe nëse në ndonjë derë ju del dikush që i ka dhënë një karrige dhe ju shikon nga lart poshtë, mos lejoni që këto t’i thyejnë zemrën për atë që keni bërë, se ajo që keni bërë, nëse nuk ka bërë diçka për ju personalisht, ka bërë shumëçka për Shqipërinë, thonë që nuk ka rëndësi, por ka rëndësi se po të mos ishte vota juaj dhe Fieri nuk do ishte sot ky është që sot, po do ishte më keq se ai që ishte dje.  E di që është më e lehtë, ta thuash se ta bësh, por mos lejoni që një dru i shtrembër, që ndeshni rrugës dhe që dalin mes nesh t’jua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqifi: 06/06/2023 07:01

    Po kjo qe trumpetohet si arritje eshte mashtrimi i rradhes.Mbasi kane bere lemsh te gjithe Tiranen me adresa duke nderruar emrat e rrugeve numrat e lagjeve dhe me e keqja edhe numrat e pallateve tani mbyllin zyrat qe te mos kesh ku ankohesh

    Përgjigju
  • Asnjanes, jo hajdut PS E PD: 06/06/2023 00:09

    PS eshte bere KÇK ,ne te gjitha nivelit drejtuese jane vendosur hajdutet ordiner,uroj te jem gabim!

    Përgjigju
  • Millo verrma: 05/06/2023 21:08

    Kane kadastrat korrupsion por me onlinet shtohen sekseret matrapazet dhe behen shkelje te medha e cenim te prones pasi nenpunesit nuk mund ti takosh dhe te marrin edhe pronen duke ja dhene tjetrit padrejtesisht pasi ai ka aplikuar i pari nuk me pelqen aspak se nuk merret vesh se kush ta ka bere procken

    Përgjigju
  • Tutu: 05/06/2023 19:52

    Do ishte me i drejte sllogani : Mos lejoni as nje dri te drejte qe te na shemtoje…

    Përgjigju
  • Soni: 05/06/2023 18:11

    Eshte nje nder gjerat me te mira

    Përgjigju
  • Toni: 05/06/2023 18:10

    Eshte vendim shume i mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet