Rama: Kanceri i gjirit, mund të
luftohet, të shtohen kontrollet

Rama: Kanceri i gjirit, mund të<br />luftohet, të shtohen kontrollet
TIRANE - "Kanceri i gjirit mund të luftohet, mjafton ta duash". Takimi ndërkombëtar i organizuar sot më 21 tetor, në ditën Botërore të Depistimit të Kancerit të Gjirit mblodhi bashkë zyrtarë të lartë të qeverisë, profesorë shqiptarë dhe italianë për të parandaluar këtë sëmundje e cila merr jetën e një gruaje në çdo 75 sekonda në botë.

Ndërsa Shpresa Ndoja ishte sot në konferencë si shembulli i asaj gruaje që ka fituar betejën me kancerin e gjirit.

Konferenca u organizua nga A1 Report, e Shqiptarja.com dhe Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Shërbimin e Onkologjisë në Qendren Spitalore Universitare "Nënë Tereza"  në bashkëpunim me Institutin Europian të Onkologjisë në MIlano dhe nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

E zhvilluar në ambientet e hotel "Tirana International", konferenca e moderuar nga gazetari Carlo Bollino vuri në dukje sfidat dhe nevojat për të parandaluar këtë sëmundje, e cila "është një betejë e vështirë por jo e pamundur për Shqipërinë" siç tha dhe kryeministri Rama.

Vendi ynë ka një mortalitet të lartë nga kanceri i gjirit, dhe vetëm 5 % e rasteve diagnostifikohen që në stad të hershëm, ndërkohë që kjo sëmundje është shkaku i dytë i vdekshmërisë në Shqipëri.

Kryeministri Rama foli për sfidat, por dhe politikën dhe qasjen e re ndaj kësaj sëmundjeje dhe orientimin e politikave për shëndetin e gruas.

"Parandalimi nuk është fjalë goje, por qasje komplekse, nënkupton ndërveprim. Duhet qasje e re për të orientuar politikat për shëndetin e gruas. Fjala është kanceri fjalinë çdo kush e bën vetë" - tha Rama.  

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, foli për fillimin e  një fushatë masive për diagnostikimin falas, krijimin e një sistemi unik dixhital shëndetësor, ndërsa e quajti sfidë trajtimin me radioterapi, pasi në Shqipëri ka pak specialistë të radioterapisë.

Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNFPA tha se duhet të zgjidhen metodat më të mira për të bërë një depistim të saktë.

Përmes një videomesazhi Profesor Umberto Veronesi, Drejtor i Shkencor i Institutit Europian të Onkologjisë, nënvizoi se i duhet kushtuar vëmendje e madhe kësaj semundjeje që në diagnostifikimin e saj në fazën sa më fillestare.

Shefi i Shërbimit të Onkologjisë, Profesor Agim Sallaku bëri një panoramë të sëmundjes në Shqipëri duke vënë në dukje se 13 mijë pacientë diagnostifikohen dhe mjekohen në QSUT, mungesën e specialistëve, mjekëve anatomopatolog, si dhe mungesa e alokimit të fondeve për programin e kontrollit të kancerit.  

Dr. Alban Ylli, nga  Departamenti i Epidemiologjisë dhe Sistemeve Shëndetësore, Instituti i Shëndetit Publik vuri në dukje mungesën e statistikave nga INSTAT për rastet e vdekjeve nga kanceri i gjirit dhe shërbimin e ulët të mamografisë. 
 
Mjaft të rëndësishme ishte dhe fjalët e mbajtur nga Dr. Stefano Martella Zv-Drejtor i Departamentit të Rindërtimit dhe të Kirurgjisë Plastike pranë IEO për
"Rolin e kirurgjisë plastike në kurimin e tumorit të gjirit."

 Apo studimi i Dr. Giovanna Maria Gatti, shkrimtare, radiologe, Përgjegjëse e mardhenieve me Publikun në Institutin Europian të Onkologjisë me temë
"Instituti Europian i Onkologjisë një model ndërkombëtar për parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit".

FJALIMET E MBAJTURA NE KONFERENCE

Në hapjen e konferencës gazetari Carlo Bollino shpjegoi dhe arsyet e organizimit të takimi të tillë ndërkombëtar. "Ky fenomen në Shqipëri ka përmasa alarmante dhe nga vitet ‘80 është 3-fishuar numri i vdekjeve”.  “Projekti i OBSH ka llogaritur se Shqipëria duhet të diagnostikonte 800 raste të reja në vit, por në realitet janë zbuluar vetëm 500 raste. Pra 40 % që janë me kancer gjiri nuk janë identifikuar”, tha Bollino.

“Në Shqipëri 80 për qind të rasteve të kancerit të gjirit, veprohet me ndërhyrje kirurgjikale mastektomi, pra heqja tërësore e gjirit. Kjo jo për faj të mjekëve, por për shkak të mungesës së informacionit. Strukturat shëndetësore duhet të sqarojnë gratë se cila është forma më e mirë e mjekimit apo ndërhyrjet kirurgjikale për të arritur rezultatet më të mira”, tha Bollino.



(Video A1 Report: Carlo Bollino, moderatori i konferencës)

RAMA: TË RRITET NDËRGJEGJËSIMI PËR KONTROLLET, NËSË KAPET HERËT, LUFTOHET MË LEHTË
Kryeministri Edi Rama përshëndeti konferencën  duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të grave dhe popullatës në tërësi për këtë sëmundje. Duke u ndalur tek rastet konkrete Rama vuri theksin në diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes.

“E kam jetuar edhe njëherë dhe unë dhe shumë pranë, në qenien e një mike të shtrenjtë që në fund e fitoi betejën kundër kancerit të gjirit. Më pas këtë fillimviti një tjetër rast, dhe se fundi një rast i tretë pak javë më parë, e kanë risjellë në jetën time, këtë sëmundje të shumëpërhapur. Dy gjëra janë të parat që vijnë ndërmend kur ndeshim një rast të tilë, e para që ky është një prej llojeve të kancerit që munden më shpesh, dhe e dyta që ky sështë një lloj kanceri që nëse kapet në fazat e para, mund të mundet pa përpjekje të mëdha. Duhet të diagnostifikohen rastet në hershmëri. Është frika nga e panjohura, ose frika se mos e ke vërtet në trup, që paralizon hapat drejt kontrollit parandalues. Asnjë arsye nuk është e vlefshme për të mos u kontrolluar, duhet që femrat të angazhohen vetë për të parandaluar rrezikun”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e kontrolleve të vazhduara dhe depistimeve në mënyrë që të kapet sëmundja në fazat e hershme për të qenë efikas në kurimin e saj.
“Qeveria, organizma të ndryshme joqeveritare dhe aktorë të tjerë, duhet të angazhohemi për të rritur nivelin e informimit për kancerin e gjirit, dhe për të ngulitur në vetëdijen e grave rrezikun e kësaj sëmundje, dhe rëndësinë e kontrolleve të shpeshta. Të gjitha gratë dhe vajzat duhet ta mësojnë se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm, përpara se të shtrijë rrënjët në gjirin e gruas. Është një reflektim, për numrin e lartë të vdekjeve nga kjo sëmundje, dhe rëndësinë e depistimit të saj në fazë të hershme”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej kryeministri u ndal tek faktorët që ndikojnë në mungësën e kontrolleve të vazhduara nga gratë shqiptare, ndërsa shtoi se duhen marrë masë në këtë drejtim.
“Po kështu janë një sërë faktorësh që ndikojnë dhe duhen rishikuar. Shumë gra e vajza nuk kanë mundësi për depistimin e kësaj sëmundje. Është një betejë e vështirë, por ende jo e pamundur. Heqja e kancerit të gjirit, është heqja e një pjese të trupit, dhe plaga e krijuar është sa fizike, aq edhe thellësisht shpirtërore. Kjo nuk është vetëm një betejë për jetën, por edhe feminilitetin pa asnjë dyshim”, tha Rama.

"Kanceri i gjirit është një “fjalë” që kërcënon çdo ditë t’u kërkojë një “fjali” shumë vajzave dhe grave që sot mund ta parandalojnë atë duke u kontrolluar dhe që nesër, mund ta evitojnë betejën thjesht dhe vetëm sepse nga kontrolli mund ta kenë zbuluar  përpara se të jetë bërë shumë i madh, për të mbetur një “fjalë” e vetme."- mbylli fjalimin e tij kryeministri.



(Video A1 Report: Fjala e Kreyeministrit Rama)

BEQAJ: TUMORI NË GJI, NË SHQIPËRI JANË 4500 RASTE
Duke folur në këtë aktivitet, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se, gjatë vitit 2014 do të nisë një fushatë masive për diagnostikimin falas të sëmundjes së kancerit të gjirit.  
 
“Veç detyrës time dhe përgjegjësive politike, kam detyim e  trefishtë, bir nëne, bashkëshort dhe baba i një vajze që ky aksion të ketë një shtrirje më të gjerë. Kam qenë 21 vjeç kur nëna ime ftoi doktoreshë Adelina Mazrekun për të shpjeguar kancerin e gjirit”, tha Beqaj, duke treguar një histori personal.

Sipas ministrit, “kanceri është shkaku i dytë i vdekshmërisë në Shqipëri dhe janë 4000-4500 raste në vit në vendin tonë”. Sipas Beqajt, pjesa më e madhe se sëmundjeve tumorale nuk parandalohen.

“Forma më e shpeshtë e kancerit tek femrat është kanceri i gjirit. Ngritja e një sistemi unik shëndetësor dhe në këtë mënyrë ky sistem do të përdoret edhe për gjendjen shëndetësore të popullsisë dhe për të filluar llogaridhënien ndaj zyrtarëve publikë. Ispas OBSH, 4 lloje rastesh diagnostikohen shpejt. Do të rrishim rolin e shëndetit publik. Synimi ynë primar është zgjatja e jetëgjatësisë së popullsisë. Brenda vitit 2014 do të nisë një projekt kombëtar për diagnostikimin falas, të  kancerit të gjirit".

ilir beqja
(Foto: Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj)

BEQAJ I PERGJIGJET SHQETESIMIT TE GAZETARES SUELA GERA
Ministri i Shëndetësisë iu përgjigj dhe letrës së hapur të shkruar nga gazetarja Suela Gera "S’i trembem kancerit,por ferrit të spitaleve".

"E kam marrë dhe shënuar shqetësimin legjitim të Suela Gerës dhe kam marrë zotimin se në fund të mandatit shëndetësia do të ketë një tjetër fytyrë. Dhe së fundi ta kthejmë këtë ditë në histori të dashurisë për jetën”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë