TIRANË- Planin e lehtësimit të masave, për liri me pikatore kryeministri Edi Rama e ka nisur duke lejuar rifillimin e punës në kantierë në zonat rurale në disa qytete të Shqipërisë, me kushtin për të respektuar distancën e sigurisë mes punonjësve. Kreu i qeverisë sqaron se kjo është një masë e marrë me qëllim vënien në lëvizje të ekonomisë së vendit, që pasojat e COVID-19 në javët në vijim të mos jenë të mëdha.

"Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit. Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët. Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm Durim dhe besim, si një trup i vetëm", tha Rama.

Muaji prill do të jetë vendimtar sa i përket vazhdimësisë së masave, sqaroi dje Rama, ku pritet të shihet veprimi dhe forca me të cilën ka goditur ky virus dhe në bazë të numrave do të vendoset lidhur me lehtësimin e kufizimeve të vendosura.

Postimi i kryeministrit Edi Rama