Rama, këmbëkryq në Nivicë: Programi i PD meny imagjinare, do të mbetet si pjatat bosh që nuk do shfaqen në asnjë tavolinë

Nga Nivica, ku ndodhet për të inspektuar investime në infrastrukturë dhe agroturizëm, Kryeministri Rama komentoi edhe programin e PD-së për bujqësinë. Për Ramën është një ‘meny me pjata imagjinare’.

Në intervistën e dhënë këmbëkryq në malet e bukura të Nivicës, Rama u pyet se ç'mendonte për projektin e PD për 100 milionë euro në vit investime në bujqësi.

"Po të bashkojmë bashkë buxhetin tonë nga arka e shtetit dhe atë që kemi mundur të thithim shkojnë në të njëjtën shifër. Programi i PD është një meny për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve dhe për ti bërë të ëndërrojnë një gjumë për një gjellë pasanikësh siç thuhet te Lulëkuqet mbi mure. Shqipëria reale është me e madhe se Shqipëria virtuale se pjatat bosh në gjumë, program që mbetet si pjatat bosh që nuk do shfaqet në asnjë tavolinë", tha Rama.

Në intervistën e dhënë Rama foli për investimet që janë bërë për agroturizmin e zonës së e Nivicës.

Sipas tij është zhvilluar një projekt vizionar që do ta shndërrojë zonën në një qendër të rëndësishme të turizmit.

 ‘Këto 7 vite e pak përpjekje kanë qenë të trefishta në raport me produktin për shkak se është dashur të prishim çfarë është bërë gabim dhe keq dhe të risistemojmë siç është bërë me kalanë e Ali Pashës. Ajo që sot është e qartë dhe e prekshme është se faza embrionale e një ekonomie që do të fuqizohet ka filluar të japë shenjat e para. Sot janë 11 shtëpi të rindërtura, ka pasur kërkesa në Bashkinë e Tepelenës për rindërtime. Ne kemi zhvilluar një projekt vizionar. Nesër do të jetë një infrastrukturë e shkëlqyer. Qasja jonë ka qenë qasja e agropunuturës, duke prekur një pikë dhe duke i kombinuar këto pika krijohet një energji e re. Bëj një dallim të qartë sa herë prek terrenin, që nuk shpenzojnë kohë me llafe në hapësira dixhitale. Ajo që ndjej është se njerëzit e punës janë të ndjeshëm dhe në pozitën për të kuptuar se ku shkon kjo pozitë zhvillimin, ndërsa njerëzit e llafeve e kanë të vështirë", tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 06/02/2021 10:44

    Populli , ne pergjithesi vjen nga nje sistem i keq ekonomik , si rezultat eshte shum i mdjeshem , ndaj ekonomise . Vendi duhet rregulluar , por duhet te shkoje paralel me rritjen ekomomike te popullit . Rrogat e punetoreve te thjesht prej 200 evro dhe pensionet , mesatarisht 100 evro , duken qart se nuk i mbulon te gjitha pagesat dhe kerkesat e familjareve , nese nuk do kishin ndihma nga familiaret e tyre neper bote . Popullit nukse i duhet se kush eshte ne qeverisie ; nese qeveria i pergjigjet kerkesave te tyre , c'do gje eshte ne rregull . vihet re , se, dobesine e qeverisjeve , qeveritaret e justifikojne me punet e mbrapshta te paraardhesve , gje qe acaron popullin .Te gjithe e din se , shqiperia nuk eshte Zvicer apo Gjermani , por ekonomia duhet te ec krah ekonomive te Evropes , duke krijuar ndermarie prodhuse , duke gjetur treg , keshtu do te ngrihet edhe mirqenia . Plazhet e turizmet nuk besohet se jane baza e sigurimit te ekonomise qe i nevoitet vendit , jane thjesht nje ekonomi ndihmese . Populli respekton te gjitha programet e partive politike ; c'do program ka te miren e vet dhe duhen konsideruar . Mllefet ne politike i paguan populli me varferi , mungese zhvillimi . Per popullin jeni te mire te gjith ; por me te mire jan ata qeveritare qe i sigurojne me shum te ardhura ekonomive te tyre familiare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm