Rama: Kemi punuar për njerëzit
në nevojë. Dëshmia e qytetares

Rama: Kemi punuar për njerëzit<br />në nevojë. Dëshmia e qytetares
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në "Facebook" dëshminë e një qytetareje në nevojë, e cila ka përfituar nga procesi i legalizimeve falas. Në video gruaja e identifikuar si Myzejen Bilbili rrëfen se si e ndërtoi shtëpinë vite më parë, dhe vetëm tani mund ta konsiderojë atë si pronë të sajën.

"Kur ka filluar demokracia kam bërë një shtëpi dhe unë isha përjashta. kam bërë këtë shtesën sepse isha përjashta, nuk kisha ku të rrija. Unë jam e sëmurë, jam me diabet, jam me infarkt, jam me tension dhe kur filluan legalizimet, unë shkova tek legalizimet që të më legalizonin dhe aty më pritën shumë mirë dhe mua ma kanë bërë legalizimin falas, sepse jam invalide. "- shprehet qytetarja invalide.

"Kurrë nuk është bërë shumë për ata që janë më shumë në nevojë, por në këta tre vjet është bërë më shumë se asnjëherë më parë në mbështetje të tyre"- shkruan kryeministri Rama në "Facebook".

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois