Një ministër shteti për administratën publike dhe anti korrupsionin është ndryshimi i fundit që Kryeministri Rama ka njoftuar në strukturën e qeverisë që drejton. Teksa ka publikuar propozimin zyrtar drejtuar Presidentit Bajram Begaj për emërimin zyrtarisht të Adea Pirdenit si ministre shteti, Kryeministri Rama shkruan se ka ardhur koha për një qasje të re.
“Është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen”- shkruan Rama në rrjetin social ‘X’.
Rama thotë se në postin e ri Pirdeni, e cila aktualisht mban postin e zëvendësministrit të Drejtësisë dhe të zv. kryenegociatores me Bashkimin Evropian, do të ndihmojë në qasjen e re gjithashtu ndaj administratës publike.
“Koha për të rritur krahas pagave konkuruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke adresuar të gjitha hallkat e procesit të funksionimit të saj, nga rekrutimi deri tek promovimi i nëpunësve; duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsoliduar organizimin e institucioneve, strukturat e funksionet e tyre, proceset e punës e të ndërveprimit mes tyre; duke krijuar kushte më të mira e mekanizma të qëndrueshëm për motivimin e për trainimin e trupës sonë të Shërbimit Civil dhe me radhë…”- shprehet kryeministri mes të tjerash në postimin e bërë.
Adea Pirdeni u emërua zëvendësministre e Drejtësisë shtatorin e vitit 2020, teksa vinte nga bota akademike si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Gjatë këtyre mbi 3 viteve Pirdeni ka mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.
Ky ndryshim ne kabinetin qeverisës është i dyti brenda pak ditëve nga Kryeministri Rama. Në pritje të dekretit të Presidenti Begaj është edhe Blendi Gonxhja që do të marrë në drejtim dikasterin e ri të krijuar; Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Sot (11 janar), Adea Pirdeni u emërua në krye të dikasterit të ri në kabinetin qeverisës, si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Emri i saj pak njihet në skenën politike, por që nga viti 2020 ajo mban postin e zëvendës ministres së Drejtësisë, post në të cilin sipas kryeministrit Edi Rama, ministrja e re ka spitakur me cilësitë e saj edhe në rolin e zv.kryenegociatores për anëtarësimin në BE.
“Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore”- shkruan Rama në njoftimin e publikuar ditën e sotme.
Adea Pirdeni është lindur në Tiranë më 1 tetor 1983. Ajo ka përfunduar studimet në drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve Master në të Drejtë Publike.
Në vitin 2014 ka fituar titullin Magister Juris (MJur) me rezultate të shkëlqyera nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit dhe prej vitit 2016 mban titullin “Doktor në Shkencat Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.
Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit (ShBA).
Që prej vitit 2008, Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative. Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.
Në vazhdën e eksperiencave profesionale, Znj. Pirdeni ka shërbyer ndër vite si trajnere e jashtme pranë Shkollës së Magjistraturës, Shkollës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.
Prej Shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si Zëvendësministre e Drejtësisë e Shqipërisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.
me këtë Rama bëri 2 gabime: 1) pranimi i korrupsionit në krye të shtetit, 2) pranimi i "korrupsionit kaq të madh endemik deri në qendër të qeverisë". është kaq i madh dhe problematik kështu që një titull i plotë është Ministër atje! Investitorët e huaj nuk do ta mirëpresin këtë situatë. është një “sinjal zyrtar” i rrezikut të tregut. Emri duhet të ndryshohet menjëherë dhe të bëhet ministri "Efiçenca e Administratës dhe Kapitalit Njerëzor".
PërgjigjuInvestitoret e huaj e dine sepse njihemi boterisht per te korruptuar or teeeejjjjj
pse nuk e bere antikorrupsionin para 10 viteve ,,por e bere tani?????
PërgjigjuTash u poqen kushtet, plasi nga te gjitha anet dhe dun me u mbrojt
Hahahahahaha
Përgjigju