Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika në Asamblenë e PS se mungesa e opozitës ka bërë që qeveria të ulë kapacitetin. Kritika kreu i qeverisë kishte edhe sa i takon bërjes së akteve nënligjore për Reformën në Arsimin e Lartë.
"Kemi humbur kohë për të bërë aktet nënligjore të Reformës në Arsimin e Lartë. Cili është shpjegimi për këtë? Shpjegimi është se nuk kemi opozitë, kemi mungesën e opozitës e cila na kampirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur kapacitetet tona reaguese. Shumë kanë bërë pyetje, mua nëpër auditore: Pse tani? Që ditën e pare të këtij mandate kam këmbëngulur që vakuumi ku kemi aty ku duhet të kishim opozitën, është kërcënimi më I madh për objektivat tanë. Boshllkëku që kemi përballë është problemi më i madh për realizimin e qëllimeve tona. Ajo opozitë që kur vjen në parlamentet paraqitet si një komglomerat mushkujsh si një trup i hallakatur me gjymtyrë që tentojnë të krijojnë situatë fizike, është burimi më i madh i rreziqeve tona, sepse na krijon komfortin e të qenit e vetmja zgjidhje, rrugë, alternatevë, por jo. Sa kohë do të drejtoj këtë parti s'mund të pranoj që të jemi e keqja më e vogël. Nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e ardhshme…"
Lajmi kryesor: