Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, ndau një pjesë nga fjala e mbajtur në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë.

Në shkrimin bashkëngjitur vidoes Rama ka ngritur pyetjen: “Po ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte me patjetër në atë udhëtim historik?!

“Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë Serbinë dhe sot 25 vjet më vonë do ta lërë në bisht Serbinë. E them këtë jo për t’i dhënë Kosovës në asnjë mënyrë një leksion, po një opinion vëlazëror dhe konstruktiv për mënyrën sesi mësimet e integrimit në njërin vend mund t’i vlejnë edhe vendit tjetër që të mos kemi pësime historike kur sot sot fatin e përbashkët kombëtar e kemi që të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica deri në Konispol.

Do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk udhëtojmë pa përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk nisemi as sot as nesër as njëherë kështu mendojmë të gjithë vetëm bashkë”, tha Rexhep Qosja një prej anëtarëve të delegacionit pak para se i gjithë delegacioni bashkë me luftëtarët e lirisë përfaqësisë së miliona zemrave shqiptare me plot besim në të drejtën e madhe qoftë të vonuar të ndërmerrte në orët e fundit të shekullit të vjetër udhëtimin që ndryshoi përgjithmonë rrugën drejt të sotmes dhe bëri që shekulli i ri i shqiptarëve të lindë me këmishë.

“E risolla këtë paragraf nga fjala ime në këtë foltore, tha Rama, pak më shumë se 10 vjet më parë sepse më mahnit, më rrënqeth aktualiteti i atyre rreshtave prej prijësi shpirtëror pa asnjë pushtet tjetër përveç pushtetit të fjalës, të cilat Rexhep Qosja i pat shqiptuar në ato çaste vendimmarrjesh të mëdha për Kosovën dhe kombin shqiptar', ka thënë Rama në vidoen e ndarë në Facebook.

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën më (21 dhjetor) një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë. Kryeministri Edi Rama i quajti absurde sanksionet e BE-së ndaj Kosovës për të cilën së bashku me presidenten Osmani kanë negociuar për t'i hequr por “pezmatimi i aleatëve strategjikë po pengon”. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë