Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, liderit historik të PS-së, me një “videokartolinë” siç e quan ai nga momentet më të rëndësishme që shenjuan karrierën politike të tij. Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Rama thotë se “miku i tij i dikurshëm dhe i rigjetur sërish” nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe vendi që ka pasur në PS. 

"Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore", ka shkruar Rama.

Përmes videos, Rama ka ndarë edhe disa nga mesazhet më të rëndësishme të Nanos që lanë ‘gjurmë’. E nis me mesazhin nga  Kongresi i PPSH-së i vitit 1991, ku “lindi” edhe PS.

“Partia Socialiste e Shqipërisë nga ky kongres i shpreh vendit, botës dhe të ardhmes mesazhin që ajo do të vazhdojë të luftojë demokratikisht për të mbetur një nga forcat dhe alternativat kryesore politike të jetës së vendit dhe të jetës së evropiane. “, citohet Nano.

Ndan edhe momentin dhe mesazhin e Nanos pasi u lirua nga qelia e Bënçës për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij në vitin 1995.

“Nëna ime ditën që u nisa për në prokurori dhe i thashë “Mund të vonohem ca”. Me tha “e kuptoj bir, do të të pres”. "Edhe autoritetet që më dhanë  mundësinë, t’i jap lamtumirën e fundit bashkë me njerëzit e mi më të afërt nënës time.  Ti falenderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes edhe hasmërit ulin armët."

Kur flet edhe për arrestimin në vitin 1993.

"Në fillim ka qenë  një arrestim që shkonte ndesh me parimet, e shtetit të së drejtës që ishte dhe kundër Kodit të Procedurës Penale shqiptare. U mohua një proces i drejtë. "

"Nuk do të lejojmë më askënd të sulmojë të bombardojë dhe të granatojë institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në zemër të Ballkanit. Ju e dini më mirë se unë se është një situatë e rrezikshme.", thuhet në një tjetër mesazh.

Ndan edhe momente nga trazirat e 97-ës, takimet e Nanos me figura të rëndësishme që nga Ibrahim Rugova, Silvio Berlusconi e te Erdogan. Gjithashtu, në këtë videokartolinë, evidentohet dhe martesa e dytë e Fatos Nanos me Xhoanën si edhe momenti kur ai jep dorëheqjen nga drejtimi i PS. Në fund e përmbyll me këtë mesazh të tij. 

“Ne kemi ditur dhe mundur të ruajmë traditat më të mira, të ripërtërijmë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë, duke u përballur me sfifat e zhvillimit dhe ecur me hapin e kohës.Ta kalojmë stafetën nga etërit te bijtë duke mbajtur në pararojë të shoqërisë një forcë shumë brezash, e cila po e europianizon Shqipërinë me energjinë e rinisë dhe pjekurinë e veteranëve. Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqiprinë në standartet e BE, për zhvillimin ekonomik, për sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Ky është misioni historik dhe sfida jonë me kohë dhe me vetveten. Askush tjetër nuk mund ta përmbushë këtë mision pa arritur këtë pikë të pakthyeshme gjithçka kemi bërë do të mbetet punë e papërfunduar. Le të vazhdojnë ditët dhe vitet e bardha për Shqipërinë dhe për brezat që vijnë. Rrofshi dhe qëllofshi gjithnjë në shenjë."

Në nderim të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, ndërsa homazhet shtetërore do të mbahen po këtë ditë tek Pallati i Kongreseve.

Xh.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/11/2025 03:45

    U desh te vdiste qe t'a rigjeje si mik?! Kur ishte gjalle perse ju e PS nuk pranuat te behej president?

    Përgjigju
  • Shkodrani: 01/11/2025 08:48

    Per fjale dhe per video te keput ne mes Gjatoshi! Fatos Nano eshte figure e rendesishme e PS dhe ashqiperise, figura e te cilit, tani pas vdekjes, shikohet dhe vleresohet emocionalusht. Duhet kohe qe te analizohet ne menyre objektive. Relativisht me aneb tjeter, dmth PD, mendoj se nuk ka krahasim persa i perket largpamesise dhe mendimit kritik...me pak fjale eshte si te krahasosh diten me naten. Sidoqofte edhe ai bashke me Berishen, Meten, etj. kontribuoi per ta rrjepur mire e mire kete vend, pavatesisht se me fjale "e griu" korrupsionin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?