Rama kujton Ismail Kadarenë: Sa ankth kishte nga sulmet që i bëhen Gjuhës Shqipe! Të mos lejojmë degradimin e saj

Këtë të enjte u mbajt Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, kur pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalë së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Gjuha Shqipe nuk duhet lejuar që të degradojë deri në pikën që s’ka kthim pas.

Rama kujtoi edhe shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare me vargjet e tij, duke thënë se ishte një lëvrues i Gjuhës Shqipe. Kreu i qeverisë tregoi bisedat që ka pasur me Kadarenë, duke thënë se sa ankth kishte për sulmet që i bëhen Gjuhës Shqipe.

“Iu them se mendova që ka ende shpresë, që gjuha shqipe ti mbijetojë barbarisë së këtij shekulli e cila kërcënon gjerësisht gjuhët në tërësi dhe kërcënon rrënjët e njerëzimit në përgjithësi. Në vitin 1972 dhe për ta lidhur me nxënësit, unë asokohe ishte në klasën e dytë, Çabej ka publikuar një ese mbi origjinën e fjalës Shqipëri dhe për ata që e njohin është një ese e gjatë që nis nga hartat antike e të Aleksandrisë, vendosin albanoin në hartë dhe përfundon me manastir. Çabej shkruan se Shqipëria ka pasur shumë emra, por gjuha ka qenë gjithnjë një. Sa o takon emri shqip, shqiptarë, ky emër mbetet me gur të dyshimtë, mendime ka që të këtë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi.

Ne nuk kemi munguar asnjëherë që të kontestojmë deri edhe Çabejin e madh në kërkim të nxjerrjes prej të shkuarës të një lavide që në fakt për hir të vërtetës do na mjaftonte ta kërkonim dhe ta mbanin fort tek e vërteta dhe jo fantazitë dhe deliret e të sotmes. Sot, ky Kuvend Kombëtar i Gjuhës shqipe, mund të duket modest por është përmbajtësor për disa arsye në përvjetorin e 116 të ditës së miratimit të alfabetit të shqipes, lidhet edhe me një moment që është një moment ku shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë një përkatësi e përbashkët e gjithëve ne. Një përkatësi që është e jona, që askush nuk na e heq dot dhe nga askush tjetër nuk na vjen kërcënimi përveçse nga vetvetja. Shumë shpejt do jetë edhe një gjuhë zyrtare e BE, ku në mos gjuha më e lashtë e familjes së BE, shqipja do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe më të veçantat e gjuhëve të BE. Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si një produkt i samitet të tretë të diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntor vjet, ku shqipja ishte një nga temat.

Është e hatashme të përjetosh se si delirantë dhe injorantë me damkë për të gjithë ata që vijnë nga betejat për gjuhën shqipe, ata që njohin rrënjët e gjuhës shqipe, ata që jetojnë me respektin e palëkundur për Çabejin dhe hapat e hedhur, sot proklamojnë gjithfarë lloj tezash, ndërkohë që borxhi ynë dhe i të gjithëve, institucioneve, bëhet gjithmonë dhe më i madh dhe i pashlyeshëm, sepse krahas këtyre zërave që do të ishin përndryshe për të qeshur nëse s’do të jetonim këtë kohë kur barbarizmat në fjalor dhe sintaksë s’do gjenin shesh për të bërë përshesh dhe hapësirat në rrjetet sociale, na bën që të jemi të alarmuar dhe të bëjmë çmos për të rezistuar. Është e pamundur të jemi në sulm sepse furia e gjithë kësaj barbarie dhe injorance është shumë e fortë dhe mbështetët në atë të vërtetën që populli e ka thënë me dy fjalë, kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat. Që të rezistojmë e kemi të domosdoshme dhe ky Kuvend është pjesë e kësaj rezistence.

Sot mungon një lëvrues i lartë i gjuhës shqipe, Ismail Kadare. E kujtoj në ato biseda me të, se sa ankth kishte nga sulmet që i bëheshin gjuhës shqipe. E kujtoj vazhdimisht në ato biseda që kam pasur me të, se sa ankth kishte nga sulmet që i bëhen gjuhës shqipe. Këtu kam sjellë një thënie të tij me vargjet e tij: “Kur panë se gjuhës s’i hodhën dot prangat, lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza e lidhëza së prapthi, të bukurën gjuhë ta bënin lesharapi”.


Lajmi kryesor:

Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar