Radhët në Kakavijë/ Rama kundër ‘tamponit’ grek, por sqaron: S’ka diskriminim

Kryeminstri Rama u shpreh për herë të parë këtë të shtunë për situatën e krijuar në Kufi me Greqinë. Ai i siguroi qytetarët se po bën të gjitha përpjekjet për të lehtësuar kalimin dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në shtetin fqinj.  Ndonëse e konsideron pa kuptim testin e tamponit të Kakavijë, Rama thotë se rradhët e gjata nuk u krijuan nga diskriminimi, por nga rregullat e reja që po i imponohen botës nga pandemia.

Rama është shprehur kundër tamponimit nga pala greke, pasi sipas tij tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Kreu i qeverisë thotë se në këtë situatë shteti shqiptar nuk mund të bëjë asgjë, pasi ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi.

Ai ka shprehur gjithë mbështetjen ndaj qytetarëve shqiptarë që po kalojnë një situatë shumë të vështirë në pikën e kalimit kufitar. Rama shprehet se kanë komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke. Ai thotë se nuk asnjë lloj diskriminimi ndaj shqiptarëve, por thjesht janë procedurat që duhet të ndiqen si kusht i Greqisë dhe shumë vendeve të tjera. Kryeministri tha se kjo nuk po ndodh vetëm në Kakavijë por edhe në Britani, duke përmendur pikën e kalimit në portin e Doverit, ku 500 mijë britanikë po ktheheshin nga Franca, që t'i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës.

Postimi i plotë i Ramës:

E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke. Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s'ka lidhje fare me radhën kilometrike në Kakavi, po e ndjen si detyrë patriotike të shajë e të akuzojë shtetin dhe qeverinë në fejsbuk.  Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë "patriotët" që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t'u kthyer në shtëpi nga Franca, që t'i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë.

Kjo është koha e mallkuar që po jetojmë, ku normaliteti me të cilin jemi mësuar një jetë, ia ka lënë vendin imponimit të disa rregullave të pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit në mënyrën se kur e si vendosen, duke bërë që edhe shtete të vetë BE-së, të kenë rregulla të ndryshme nga njëri-tjetri, duke trajtuar në mënyrë të diferencuar njëri-tjetrin.  Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikundër, e kemi parë edhe që jo gjithnjë tamponi e zbulon infeksionin me Covid19. Por kështu e ka vendosur Greqia dhe jo vetëm Greqia po edhe plot shtete të tjera, ndërkohë që të tjera shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë këtë rregull. Së fundmi, disa shtete, përfshirë edhe Greqinë, kanë deklaruar se do të rifillojnë madje me karantinimin e detyruar të atyre që vijnë nga jashtë. Ky fakt, i ka shtyrë mijëra njerëz drejt Kakavisë masivisht, për t'i shpëtuar karantinimit që nis javën e ardhshme në vendin fqinj dhe një regjimi ende më të shtrënguar, ku kalimi i kufirit do të bëhet me kuota ditore! Kjo e ka krijuar kolapsin e shërbimit doganor në anën greke, ku sado që janë shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, lehtësimi i lëvizjes as nuk ndjehet fare. Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi! Faktikisht në radhën kilometrike të Kakavisë - ku shumica dërmuese e qytetarëve janë rezidentë në Greqi, taksapagues të rregullt të shtetit grek - ka edhe disa grekë, që njësoj si gjithë të tjerët kanë rendur të kthehen për t'i shpëtuar karantinimit që hyn në fuqi në 16 gusht. Por asnjë dallim nuk bën pala greke për ta dhe as kërkon që ata të kalojnë pa radhë.

Ne kemi qenë qysh në fillim të shqetësuar, të angazhuar e të përfshirë plotësisht në këtë hall, duke u përpjekur të lehtësojmë sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjencën Kombëtare e me strukturat vendore, qytetarët që po zhuriten në diellin e nxehtë përgjatë atij karvani biblik. Vazhdojmë të komunikojmë me palën greke për të mundësuar një lehtësim më të madh, e do të vazhdojmë të asistojmë me të gjitha forcat njerëzit në atë hall të madh. Nga ana jonë ne, Shqipëria, nuk do t'i rikthehemi karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, as nuk do të rishtrëngojmë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda. Por do të vazhdojmë të përsërisim se kjo luftë me virusin Covid19, kërkon që çdo qytetar të zbatojë rregullat e mësuara përmendësh tanimë. Virusi do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë dhe ne duhet të mësohemi me faktin se jemi të rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush nëse nuk mbrojmë veten e njëri-tjetrin. Asnjë shtet e asnjë qeveri nuk janë të pakritikueshëm, aq më shumë në këtë kohë dreqi, por jo, asnjë lidhje nuk ka situata në Kakavi me ndonjë gjë të lënë mangut nga shteti e nga qeveria jonë në raport me shtetin e me qeverinë greke. Prandaj me keqardhjen më të madhe për sfilitjen e të gjithë atyre që janë në atë radhë të tmerrshme, i siguroj të gjithë pa përjashtim se as i kemi lënë dhe as do t'i lemë asnjë minutë vetëm, deri në fund.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd: 15/08/2020 17:50

    O Z.Rame,se e lashe shenimin diku tjeter dhe nuk dua t’a zgjas,per me teper qe nuk te lexova deri ne fund,se me mjaftoi fillimi per te kapur thelbin dhe fundin tend ,te fjales tende desha te thosha. Po perse z.Rame kjo pandemi nuk vepron si pandemi,por kerkon te mbaje gjalle ate,te shtoje e te prodhoje pandemi mbi pandemite. A ka sens ,kur politika komandon mjekesine!? Nuk e kam vetem per ju,por edhe per politiken greke qe perderisa lejon te krijoje nje precedence,( pasi jam i bindur qe mjeket greke nuk do t’a lejonin) ,po shkaktojne nje deame humanitare,qe pervecse mund te sjellin nje pandemi te re,krijon dhe probleme sociale,pakenaqesi,percarje,urrejtje edhe perplasje midish shtetesh Pandemia qe prodhon pandemi,nuk mund kurre te kete rregulla te arta te bera nga profesioniste te fushes. Ato rregulka qe jane vendosur,vijne nga zyrat e politikes,prandaj nje problem i tille kaq i madh qe e kemi perpara,e shohim dhe ne vend qe t’a zgjidhim ,e mbajme peng te rregullave buroratike qe gjoja eshte ne sherbim te pandemise. . Nese dhe ju sot z.Kryemistire shprehni solidaritetin tuaj per te qen ne krah te qytetareve tuaj,atehere si do t’a beni kete ,kur ju nuk keni “fuqine” t’i mbroni ata,sepse ky eshte i vetmi “solidaritet” qe qytetaret e ketij vendin duan prej teje dhe jo te shprehesh si nje qytetar i zakonshem.,se te kemi zgjedhur te na qash hallet dhe jo te “qash” bashke me ne. Ku jane institucionet e shtetit,kjo eshte nje precedence qe mund te kete pasoja te renda edhe me te renda se pandemia qe ju permendni dhe qe ne keto kohe fatkesesht politika e shume vendeve po e keqperdor,ca nga pafuqia,brishtesia e institucineve te tyre,ca nga populizmi dhe autortarizmi i tyre dhe ca nga shovinizmi dhe deshira per ekspansion dhe zona influence te reja. Ku hyjme ne z.Kryeminister!? Me duket se ne jemi me ata qe kane krijuar qe ne fillim nje strategji,kane nje protokoll deri ne detaje dhe e shfrytezuan karantinen per te pasur me shume kohe ne dispozicion per masa me te efekshme dhe jo duke i mbetur asaj te fillimit,vetem karantinim.Po jeta,jeta ,mbijetesa me gjit kete panik e pasiguri qe perhaper cdo dite,si do te funksionoje ajo,sepse kjo shkakton “pandemine me te tmerrshme”, te cilen mjekesia e sotme nuk po e thote. E pra z.Kryeminister,shumica e atyre qe jane ne kufi per te kaluar,jane hallexhijte qe punojne ne Greqi dhe po kthehen ,se j’u duhet te punojne. Nese ju nuk keni force te ndrshoni mendjen e grekeve per te bere nje perjashtim per shqiptaret “e lodhur”,pse nuk ben ate qe ke ne dore!? Mund te cosh nje vrap nje grup mjekesh e infermieresh e t’a marrin situaten “ne dore”, t’u bejne tamponin ne rruge gjith qytetareve,meqe greku duhet edhe te “fleje” dhe ne fund,te ja leni “faturen” ne dogane grekut. Kjo eshte forca e nje shteti ne miniature,ben ate qe mundet ,por jo asgje,ku vihet ne vend edhe dinjiteti i qytetarit nr1 te shqiptareve qe mendojne se rrojne ne nje ambient te krijuar nga shteti i nje republike parlamentare ,per te treguar se fundi qe askush nuk mund te na bej karshillek dhe te na perdore si lecke sa here qe te doje,se ne fund te fndit duhet te arrijme te themi qofte edhe njeher ne keto 30 vjet,qe ky vend ka zot.

    Përgjigju
  • Tani: 15/08/2020 15:47

    Rama me anti shqiptar barbar dhe bolshvik

    Përgjigju
    • Arbëri: 15/08/2020 16:41

      Rama nuk ka guxim as të fol një fjal kunder grekut, që tallet dhe luan koqe me shqiptarët.. Turp të ken

  • Cadra pistolet: 15/08/2020 14:39

    Po cfare thua o palle. Si nuk paska diskriminim?! Ne cfare bote jeton ti?!

    Përgjigju
  • Asnje sekond vetem ..: 15/08/2020 14:30

    Sdo ju leme vetem kurre, vetem disa dite ose jave maksimumi, Pastaj sdo jeni vetem do jeni me te afermit ne greqi, Ose dikush ne spital nen mbikqyrjen e mjekeve. Popull pa gjak.. po thyejni traun o deleeeee, Ngelet skllever perjetsisht. Vetem burra e njerez me gjak sjeni, nuk shikoni cs behet ne bote Nje padrejtesi sado e vogel ti behet!

    Përgjigju
  • Loran: 15/08/2020 14:30

    Kta vetem jan

    Përgjigju
  • Ilir: 15/08/2020 14:26

    U kujtove sot ti plazhist....?!

    Përgjigju
  • Yyy: 15/08/2020 14:20

    3o min e ke me mak nga Jala edhe mund te shkosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)