Rama: Kush i ra në qafë shqiptarëve dhe ata që i shërbyen krimit, po përballen me drejtësinë e çliruar nga duart e pushtetit politik

 

Në takimin me shqiptarët në Selanik, kryeministri Rama foli edhe për reformën në drejtësi. Rama tha se për herë të parë në histori, njerëz të lidhur me pushtet, si në qeveri dhe opozitë, janë në hetim apo të dënuar nga drejtësia që është çliruar nga duart e partisë në pushtet.

“Kur mora detyrën rruga europiane e Shqipërisë ishte e bllokuar dhe prej vitesh në tiranë nuk shkelte asnjë zyrtar i rangut të lartë europian. Siguria ishte përtokë, vrasjet kishin arritur në 115 në vit, ose 1 në 3 ditë, qeveria e zhytur në borxhe, rrugët mbetur rrugëve dhe puna në ndërtimin e tyre e ndalur prej borxheve që shteti u kishte kompanive. Rreziku i kolapsit energjetik më i madh se kurrë, spitalet as pa ilaçet bazë, korrupsioni i pranishëm në çdo takim të qytetarit me shtetin, edhe për të marrë një certifikatë në gjendje civile duhej të paguaje ryshfet. Turizmi mbahej gjallë nga malli i emigrantëve dhe patriotizmi i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë. Qytetet e Shqipërisë të mbuluara nga pluhuri i harresës. Fshati akoma më keq, kanalet ujitëse dhe kulluese mbuluar çdo vit e më shumë prej ferrave dhe plehrave, më shumë se gjysma e tokave të bukës djerrë për mungesë uji. Argotizmi nuk ekzistonte, paga minimale 150 euro dhe paga mesatare 270 euro.  Drejtësia një pazar i madh, e drejta një mall që shitej e blihej, pandëshkueshmëria ishte një damke e Shqipërisë në BE dhe shuplakë në fytyrën e shqiptarëve. Sot ai realit i zymtë është përmbysur në çdo drejtim. Boom-i i turizmi është shembulli më kokëfortë i kësaj përmbysjeje, pro edhe më e rëndësishme për të ardhmen është era e re e shtetit, prova më kuptim plotë e së cilës është ftesa e BE për t’u ulur në tryezën e negociatave dhe për të anëtarësuar anëtarësimin.

Njerëz të veshur me pushte politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozitave apo lidhjes me partinë në qeveri apo opozitë, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, ata që e kanë lidhur kollaren e tyre me duart e botës së krimit, po pësojnë goditjen e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik. Për të kuptuar se sa e re, se sa e madhe dhe se sa historike është kjo që po ndodh mjafton të kthesh kokën mbrapsht, ku nuk do gjesh dot që nga 1912 as në republikën e përkohshme parlamentare, as në mbretëri, as komunizëm, as në periudhën e kalimit nga komunizmi në demokraci, deri 3-4 vite më parëm, një individ të vetëm me profil të lartë politik, që të jetë hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e kontrolluar nga pushteti,. Ata që janë dënuar më parë, kanë qenë të dënuar politik, të një drejtësie që në të gjitha fazat historike të vendit deri pak vite më parë, ka qenë e manipuluar apo frikësuar nga partia në pushte. Drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Edi Rama nga Selaniku: Vorio Epiri ka vdekur, këto ditë më kërcënuan, janë fosile! Dua votën tuaj, ta integrojmë Shqipërinë në BE! Drejtësia e çliruar nga duart e pushtetit politik


SI.E./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë