Rama lajmëroi se nuk do aplikohet fasha 800 KWh në tetor, ERE: Hyn në fuqi nëse ndryshojnë kostot për sigurimin e energjisë elektrike

Rama lajmëroi se nuk do aplikohet fasha 800 KWh në tetor, ERE: Hyn në fuqi nëse ndryshojnë kostot për sigurimin e energjisë elektrike

Enti Rregullator i Energjisë

TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk do aplikohet fasha 800 KWh në tetor, Enti Rregullator i Energjisë ka bërë me dije se kjo masë do të hyjë në fuqi në rast se kostot për sigurimin e energjisë elektrike. Me anë të një njoftimi të bërë mbrëmjen e kësaj të premteje, ERE thotë se rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE

“Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjitike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kËh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kWh”, thuhet në reagim.

Vendimi i qeverisë për fashën 800 kwh u miratua nga ERE më 23 shtator. Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat. Ky reagim vjen pasi mëngjesin e sotëm, Rama tha se rënia e temperaturave të nxehta që uli edhe kërkesën nga 17 mijë në 11 mijë kwh, ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer si dhe përmirësimi i nivelit në Fierzë kanë qenë elementët që kanë ndikuar në vendimin e qeverisë për fashën 800 kwh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja