Rama largon koordinatorët e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës, ja emrat e rinj (8 ndryshimet)

Kryetari i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e sotme të asamblesë kombëtare ka bërë 8 ndryshime në parti. Ai njoftoi ndryshimin e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës.

Kështu në vendin e Ditmir Bushatit në Shkodër do të jetë kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë në vendin e Lindita Nikollës shkon Sandër Lleshaj që bëhet pjesë e strukturave të PS-së dhe në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. 

Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj që merr drejtimin e sekretariatit të rinisë, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinator.

"Propozoj disa ndryshime, së pari në udhëheqjen e qarqeve. Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë Shkodër (Valdrin Pjetri). Duke ndjerë nevojën që në qarkun e Tiranës të ketë më shumë rezultat, qarkun propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës. Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. 

Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t'u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë. Sekretare e Burimeve Njerëzor do të jetë  Nikolla. Ne vazhdojmë me regjistra të vdekur që mirë që janë me boshllëqe, por nuk i shërbejnë askujt. Këtë detyrë do ia ngarkojë Lindita Nikollit, i bindur që do të bëjë më të mirë. Ka qenë një çështje shqetësuese e Partisë Online.

Duke qenë i pari politikan që kam bërë "ciu-ciu" më takon që të ndjehem i shqetësuar që jemi shumë larg asaj që duhet të bëjmë dhe prandaj për këtë besoj që Blerina është njeriu i duhur që eksperiencën e koordinimit ta vë në dispozicion në një organizim dixhital të partisë.

Në kushtet kur Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do marrë drejtimin e Tiranës, drejtimin e Rinisë Gent Cakës dhe nëse nuk kam harruar ndonjë, pjesa tjetër e sekretariatit do të mbetet siç është, vetëm kur organizimi do të bëhet edhe nga Arbeni" deklaroi Rama.

Ndryshimet që bëri PS-ja në asamblenë e sotme
Valdrin Pjetri-koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit
Sandër Lleshaj-koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati-koordinator në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit
Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë
Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin
Arben Pëllumbi-sekretar për koordinimin dhe organizimin
Lindita Nikolla-sekretare për burime njerëzore në PS
Ilir Beqja-sekretar per koordinimin e punes se keshillave


Lajmi kryesor:

8 ndryshime në kupolën drejtuese të PS! Paralajmëron Rama: Kush s'kap ritmin përjashtohet (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb