Rama: Lezha po rilind, lumi i Lezhës pa plehra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, foto nga Lumi i Lezhës, ku tregohet se vazhdon pastrimi i territorit të vendit nga plehrat.

"Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën qytetit verior që po rilind", shkruan Rama, i cili po zhvillon sot një vizitë në Lezhë.

Aksioni për pastrimin e territorit nga plehrat ka kaluar disa faza, si ajo e sezionit turistik ku u përfshi dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, ndërkohë që është shtrirë në mbarë vendin.

ATSH
 

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër ministri italian i Bujqësisë Tiranë, pritet nga Krifca! Në fokus thellimi i bashkëpunimit, nënshkruhet edhe memorandum mirëkuptimi