Rama: Marrëveshja Shqipëri-Greqi do mbyllet me një pakt të ri
Kryeministri Edi Rama deklaron se Greqia dhe Shqipëria do të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik.
‘Greqia dhe Shqipëria do të bien dakord me një dokument të ri bashkëpunimi strategjik’. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për mediat greke për negociatat mes dy vendeve për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra.
Problemet janë të vështira mes dy vendeve, por zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme. Gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por t’i çojmë ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partneriteti. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit
Edi Rama
Gjatë intervistës për agjencinë greke të lajmeve “AMNA”, kryeministri i Shqipërisë nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij me marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë. Gjithashtu Rama vlerësoi edhe samitin e Londrës për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt ditën e djeshme.
Ky është një proces i rëndësishëm që filloi pesë vjet më parë dhe vazhdon, unë mendoj se jemi në ritëm të mirë. Ajo na ndihmon për të na mbajtur së bashku dhe të na bëjnë të lëvizin së bashku. Sigurisht, kjo ndodh një kohë kur gjërat në Evropë nuk janë aq të mirë, kështu që duket si një mallkim ballkanik. Kur Europa po shkonte mirë, ne kishim probleme, tani po përmirësohemi ne dhe Evropa po përkeqësohet
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras u takuan dje në Londër, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor. Burime për Report Tv thanë se dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Çështjet për të cilat është rënë dakordësi nga ekipet negociatore mes dy vendeve janë ato për Detin, shfuqizimi i Ligjit të Luftës, heqja e sekuestros për pronat e shqiptarëve në Greqi, apo dhe mospërdorimi i mëtejshëm i emrave Vorio-Epir dhe Çamëri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1501
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49